Ish-ministrja e Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Gordana Jankullovska ka dalë nga burgu pasi vuajti një dënim prej 3 vitesh.
Jankullovska u dënua fillimisht me 6 vjet burg për blerjen e paligjshme të një autoveture Mercedes me vlerë prej mbi 500 mijë eurosh për nevojat e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski. Por, dënimi më pas iu ul në katër vjet heqje lirie.
Sipas Zërit të Amerikës, Gjykata e Apelit në Shkup vendosi që ta lirojë me kusht ish-ministren, e cila mund të rikthehet në burg nëse gjatë kësaj kohe kryen një vepër tjetër penale.
Aktualisht ndaj Jankullovskës ka një proces tjetër gjyqësor lidhur me çështjen e përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Por sipas ekspertëve ligjorë ajo do lirohet edhe nga këto akuza pas lehtësimeve që parashikon Kodi i ri Penal për bartësit e funksioneve që kanë shpërdoruar detyrën.
Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës pranë Shkupit, Gordana Jankullovska kishte shërbyer në bibliotekën e burgut në pavijonin e grave, ndërsa është marrë parasysh fakti se ajo është nënë e një fëmije pesë vjeç i cili “ishte privuar nga kujdesi amënor”, por dhe sjellja e saj shembullore gjatë vuajtjes së dënimit.
Te sllavosevernjaket vie era mut. Synojne koalicion te gjere sllavosevernjakesh qe te pengojne ndryshimese kushtetuese dhe qe shqiptaret te mbahen ende ne margjina. Sa te ket Ali ahme5ovski dhe artan grubovski, nuk ka te drejta per shqiptaret maqedon.