Vizata e Von der Leyen, reagon Von Cramon: Na duhet një Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiçit

1 Nëntor 2023, 12:36Rajoni TEMA

Vizata e Von der Leyen, reagon Von Cramon: Na duhet një Serbi demokratike,

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kosovë dhe Serbi gjatë turit ballkanik.


Von Cramon shkruan në një postim në platdormën X (ish-Twitter) se i mirëpret deklarat e qarta të presidentes së KE-së mbi dialogun Kosovë-Serbi, Ajo ka shtuar më tej se do të ishte mirë që të njëjtën qartësi ta kishte edhe për mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit e demokraci.

Sipas saj, duhet një Serbi demokratike dhe jo qetësim i mëtejshëm i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë.  Na duhet një Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiçit”, shkroi Cramon.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Kosovë e Serbi gjatë një turneu ballkanik, ku ka kërkuar themelimin e Asociacionit nga ana e Kosovës dhe njohjen “de-facto” të Kosovës nga Serbia. Ajo ka vizituar deri më tani edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe do të vizitojë edhe Bosnje-Hercegovinën. 

2 Komente

  1. K
    Koha

    Mos ia ngacmoni vellaun Ramovićit.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edhe serb edhe atdhetar shqipetar...sikur s shkon

      Mos ki merak vetem pjesen (dajon)e Argites dhe Shelzenit do ngacmojne...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje