Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve, shpërndahet parlamenti serb

1 Nëntor 2023, 12:07Rajoni TEMA
Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve, shpërndahet parlamenti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vendosi shpërndarjen e parlamentit dhe caktoi 17 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Vuçiç kishte afat deri më 2 nëntor për të shpallur zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, ndërkohë që do të votohet dhe në 60 komuna, duke përfshirë Beogradin.

Vendimi i Vuçiç vjen pas kërkesës që qeveria serbe dërgoi në zyrën e Presidentit, ku kërkohej shpërndarja e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.

3 Komente

  1. M
    Miradija.

    Albin Kurti eshte me i mencur se Vuciqi. Kurti i ben te tana dhe jo si pafillua serb qe kerkon justifikime dhe kalon ne zgjedhje. Ai duhet te mesoje nga Albini qe e ben mire detyren edhe kur eshte kunder asociacionit edhe kur do e bej asociacionin. Albini nuk ka frike si Vuciqi tu dali problemeve perballe. Bile Albini mund ta beje punen edhe sikur tan Kosova ti bashkohet Serbise. Albini eshte i vetmi dhe nuk ka kush tjeter ne Kosove qe ta dredhi me aq marifet per te ndenjur ne pushtet. Edhe kur e rrezoj Gerneli, miku i serbeve, Albini u ngrit si "sfinks" sepse populli e mbeshteti. Ai nuk ka nevoje per verifikim nga pupulli sic po ben demagogji Vuciqi. Keto jane pallavra te demokracise! Ai i di te tana! Nrrofte Mbreti i tane shqiptarve!

    Përgjigjjuni
    1. a
      alba

      kete ghe duhet ta perseris PRESIDENTI shqiptar : te shperndj parlamentin per te pastruar plerat e parlamentit te foltores berishjane! Vetem keshtu shpeton Shqiperia :Zgjedhje te parakohshme!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fahri Haxhiu

        Po nuk pati qare pa e bërë këtë se nuk ka guxim me Nënshkrua asgjë se e pret fati i Gjingjiqit e vrasin menjëherë Serbët.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje