Vetëvritet biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu, pronari i "Shell Kosova"

2 Nëntor 2023, 18:02Rajoni TEMA
Vetëvritet biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu, pronari i "Shell

Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka kryer vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.

Siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëvrasja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tronditëse.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Në një postim në rrjetet sociale, AKB ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paq .

AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, shkruan AKB në Facebook.

Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burgim dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”. 

Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.

6 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    Po pse nuk thoni qe paskan vrare familjaret e tij dhe mire ja kane bere ketij dhunuesi.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Ka punesuar njerez motra vet se kur i vdiq i ati si lane gje asaj ky dhe vellai i vete.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Black Jack

      One Islamist ma pak ????

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbër

        Janaq, Kristaq, Lulzim Kryeziu ishte shqiptar i pastër, jo si ti që je puro antishqiptar!

        Përgjigjjuni
        1. Mirë e ke more kryqali, vrasës, dhunues, hajna, tradhtar të shqiptarëve. Tash kemi mbetur 2.2 miliardë pa një.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Eri

          Nuk ka krim aq perfekt qe vrasjen ta sjelle si vetevrasje. Veç Putini e merr ate guxim. Ne dukje mund te duken multimilionera, por borxhet qe kane jane me te medha se asetet, keshtu qe rrugedalja per ta deshperimisht eshte vetevrasja. Eshte e disata qe ndodh ne Kosove ndermjet biznesmeneve.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje