SHBA shpall Non grata zyrtarin e lartë të qeverisë së Kosovës

3 Nëntor 2023, 15:10Rajoni TEMA

SHBA shpall Non grata zyrtarin e lartë të qeverisë së

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

Sipas njoftimit, atij do t’i ndalohet hyrja ë SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim.

Sipas DASH-it, veprimet e sotme të SHBA-së dëshmojnë se Uashingtoni qëndron me ata në Kosovë që kërkojnë përgjegjësi nga zyrtarët e korruptuar publikë.

“Ky vendim riafrimon përkushtimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit që dëmton interesat publike, pengon prosperitetin ekonomik të shteteve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve të tyre”.

Po ashtu, nën sanksione janë vendosur edhe fëmijët e Krasniqit, Aulona dhe Olti Krasniqi të cilëve po ashtu nuk do t’iu lejohet hyrja në SHBA.

2 Komente

  1. R
    Realisti

    U vranë me mijëra njerëz për pavarësinë e Kosovës por që në fakt të bëhen milionerë duke vjedhur shumë kosovarë të tjerë. Turp të keni. Plera!!

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?xzy

      Kështu ngjan gjatë çdo lufte, o realist. Idealistët vriten, maskarenjtë pasurohen. A ia vlen që të japësh jetën për Atdhe që të tjerët pastaj të bëhen zengjinë! Dhe të të përqeshin më pas edhe te varri?! Fëmijët e tu mbeten kështu rrugëve si pa nënë apo pa babë, ndërsa ata që u fshehên si mijtë gjatë luftës, i gëzojnë dhe i përkëdhelin fëmijët e tyre, duke i dërguar edhe jashtë shtetit për studime.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje