
I Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se shteti që ai përfaqëson dëshiron që të bashkëpunojë me qeverinë e re malazeze dhe se e mirëpret formimin e saj, por shtoi se janë të zhgënjyer që brenda saj është një parti politike që nuk përfaqëson vlerat perëndimore.
Këto komente, Escobar i bëri në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, pas formimit të qeverisë së re malazeze më në krye liderin e Lëvizjes “Evropa Tani” (PES), i cili i ka bërë marrëveshje me koalicionin “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” – të njohur për orientimin e tyre pro ruso-serb.
“Mali i Zi nuk ka një qeveri për një kohë të gjatë. Dhe ne duam të punojmë me qeverinë e Malit të Zi për të siguruar që ata të vazhdojnë të përparojnë në rrugën evropiane. Jemi të zhgënjyer nga përfshirja e një partie politike që nuk pasqyron vlerat perëndimore”, tha Escobar.
“Por, sigurisht, Mali i Zi është një aleat i rëndësishëm në rajon dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ta”, shtoi.
Qeveria e 44-të malazeze, me kryeministër Spajiç-in, u zgjodh mëngjesin e së martës.
Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan deputetët e PES-it, koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” – të njohur për orientimin e tyre pro ruso-serb – Demokratëve, Partisë Popullore Socialiste dhe partive shqiptare.
Njëri nga liderët e koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, përkatësisht presidenti i “Demokracisë së Re Serbe”, u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, ndonëse një gjë të tillë nuk e përkrahën vendet perëndimore, kjo për shkak të orientimit të tij.
Abaz viçit duhet mi hi stupc!
Nuk e kap stupci se mshehet mbas Ramildës së shkaut Vucic.
Pse do ti te zbatoj parimet perndimore ,,,ata ne lindje jan dhe duan parimet lindore,,,,ore po te imponon me zor ,,,ja perendimore ,,ja bjer e vdis ,,haha
PSE HABITESH, zotëri kur e mashtroni veten me tonelata, ose iu pëlqen të paraqiteni të mashtruar e të thoni edhe nesër, NA ZHGËNJEU SERBIA se nuk na i vari fare e zgërdhihet me ne të Perëndimit, duke ndenjur krah më krah me rusët... Me zhgënjime morët më qafë ukrainasit, dikur ungarezët, afër edhe ta linit Poloninë sic na futët në baltë edhe neve dardanët -shqiptarët