“Hoxha të japë dorëheqjen pas mesazhit përçmues” - BDI i përgjigjet VLEN: Jeni kthyer në zëdhënës kundër interesit të Shqipërisë

26 Prill 2026, 12:00Rajoni TEMA
“Hoxha të japë dorëheqjen pas mesazhit

VLEN, koalicioni i partive shqiptare në qeveri në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha, pas mesazheve ku pretendohet se Hoxha iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup.

Në reagim, VLEN thotë se mesazhi përbën skandal të rëndë diplomatik, dhe se duhet kërkuar falje publike.

“Fshirja e postimit nuk mjafton, ministri Ferit Hoxha duhet të kërkojë falje publike. Mesazhi përçmues i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur “idiotë”, përbën skandal të rëndë politik dhe diplomatik. Një gjuhë e tillë është e papranueshme, fyese dhe larg çdo etike. Ajo dëshmon mungesë të kulturës diplomatike dhe hap dilema serioze se si mund një përfaqësues i shtetit shqiptar të flasë me përçmim për shqiptarët këtej kufirit. VLEN nuk mund ta trajtojë këtë rast si një incident të zakonshëm komunikimi. Reagimet e shumta nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, përfaqësues politikë, gazetarë, publicistë dhe qytetarë dëshmuan se kjo gjuhë u lexua ashtu siç ishte fyese, përçmuese dhe e papranueshme. Pas kësaj, Hoxha e fshiu postimin, sikur me një klik mund të fshihej edhe ofendimi publik. Por fshirja e postimit nuk mjafton. Për një akt të tillë duhet falje publike. Edhe më shqetësuese është heshtja e Tiranës zyrtare. Asnjë distancim dhe asnjë fjalë për këtë gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Mesazhi bëhet edhe më i rëndë nga fakti se në atë komunikim figuron edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Në vend që të dënohej një gjuhë e tillë, me të drejtë është krijuar përshtypja se Tirana zyrtare, përmes ambasadorit të saj, po vendoset në funksion të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo është e papranueshme.

Kush përpiqet ta paraqesë këtë si ofendim vetëm ndaj VLEN-it, gabon rëndë. VLEN-in e kanë votuar dhjetëra mijëra shqiptarë. Pas VLEN-it qëndrojnë familje, intelektualë, punëtorë, pleq e të rinj, njerëz të ndershëm që kanë zgjedhur me votë rrugën e tyre politike. Prandaj, ky nuk është vetëm sulm ndaj një subjekti politik, por përçmim ndaj një pjese të madhe të elektoratit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë periferi e kombit. Ata janë pjesë e pandashme e trungut shqiptar. Çdo gjuhë përçmuese ndaj tyre nuk prek vetëm një subjekt politik, por fyen një pjesë të gjallë të kombit shqiptar. Ferit Hoxha duhet së paku të kërkojë falje publike”-thuhet në reagimin e VLEN.

Lidhur me këtë reagim, është kundërpërgjigjur, BDI, BDI partia shqiptare në opozitë në RMV, e cila shprehet se VLEN është zëdhënës kundër interesit shqiptar.

 “Vlen sot konfirmoi edhe një herë rolin që ia ka caktuar VMRO-DPMNE: zëdhënës kundër Shqipërisë dhe kundër interesit shqiptar. Prej javësh Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sepse ecën përpara në procesin evropian. Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, Vlen u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE. Sot pamë diçka të paprecedentë: të përzgjedhurit e tyre shqiptarë në qeveri që sulmojnë Shqipërinë me gjuhë më të ashpër se partnerët e tyre maqedonas. Në vend që të kërkojnë respektimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe kursin evropian të vendit, ata harxhojnë energji duke bërë betejat e VMRO-DPMNE-së. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për përfaqësues që përdoren si vegla kundër Tiranës sa herë e kërkon propaganda e qeverisë. Kanë nevojë për përfaqësues që mbrojnë interesin e tyre kombëtar dhe qytetar. Historia do ta mbajë mend këtë periudhë si kohën kur disa u thirrën në emër të shqiptarëve, por në fakt u shndërruan në instrument kundër shqiptarëve”-thuhet në reagimin e BDI.

40 Komente

  1. S
    Sadiu

    Kur evgjiti i PD në Tiranës kërkon të krijojë përçarje midis shqiptarve te Maqedonisë dhe shtetit amë.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vezhguesi

      Sadiu-ju moralistet e internetit, para se te hidheni ne sulm kunder viktimes se rradhes qe shfaqet ne gazeta, beni zahmet dhe infirmohuni. Ministri shqiptar ka quajtur "idjote" politikanet shqiptare ne MV dhe jo popullin shqiptar ne ate vend. Fakt eshte se partite shqiptare ne MV jane te percare dhe me teper shikojne se kush mund te marre ndonje kothere qe partite bullago-maqedonase i hedhin majtas e djathtas, gje qe i ben mender politikanet shqiptare atje idjote dhe cfare idjotesh. Ne vend qe te bashkohen qe te perfaqesojne denjesisht kombin tone atje merren me cic mic duke luftuar kunder njeri tjetrit, kur ne te vertete armiku jane bullgaro-maqedonet. Jane idjote dhe maskarenj dhe shume pak i paska ofenduar zoti Hoxha. Meritojne terrihen me shpulla qe tu vijne mendte.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gostivari

      Nuk e di pse ministri Hoxha thotë se nuk e ka përdorur një shprehje të tillë.......... Përkundrazi , edhe po të mos e kishte thënë, duhej të mburrej e të deklaronte, po e thashë......Ndërsa Sllavo Maqedonsit po u mohojnë gjuhën shqipe shqiptarëve , po ata idjotët shqiptarë, që rrinë në qeveri dhe ndihmojnë sllavo maqedonasit, çfarë mendojnë? Çfarë bëjnë? Turp për shqiptarët!

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Bravo Gostivari, ke thene nje te vertete te madhe.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malo

          Gostivarit!! Ashtu sic ju e pohoni,Kryepartia qe ka bere me shume dallavere alla Shqiptare eshte BDI me ne krye kryematrapazin e politikes bli e shit Ali Ahmetin,pra qe Nje minister i vendit Vella te thote je Idiot per ty Gostivaras nuk eshte problem,athere per cfar sherben Atheu Meme per Reklame se gje tjeter vec aharje nuk bene.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Gostivar, edhe sikur te jete e vertete ajo qe thua, dmth ti jete drejtuar shqiptareve ne qeveri, prape nuk eshte diplomatike ti quash idiote. Mund te jepte mendimin qe shqiptaret duhet te perpiqeshin te zbatonin marreveshjen e Ohrit …etj por jo idiote

            Përgjigjjuni
          2. T
            Toti

            Hoxha dikur i shiste detin Greqise me Sali Berishen. Sot po ja shet me Edi Ramen per se dyti. I shitur tek Greket me nje qeveri vllehe dhe nje parti qe udheheq shqiptaret e formuar nga serbet. Thjesht partia nderron emrat sipas qejfit. Si ato kriminele qe nderrojne emrat e tyre per tiu shmangur drejtesise.

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              Po deshe te dish se kush parti eshte formuar nga serbet dhe kush u be prej tyre udheheqes, bej zahmet e dil andej nga SHQUP-i. E ke foton sa e gjithe fasada e nderteses. Edhe Enverit nuk ja benin fotot aq te medha.

              Përgjigjjuni
            2. K
              Korca

              Nuk e di nese e ka then vertet ministri por nese e ka thene shyqyr qe doli dikush ti trajtoje sic e meritojne , morraniker ne vend te behen bashk dhe te gjejne gjuhen qyrraviten se sju njohin gjuhen tani mbas kaq perpjekjeje . Dega e albin kurtit me deget e saliut kan prodhuar nje dege dhe me idiotete ne maqedonine e pordhes.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                Thjesht duhet me durim qe te punohet qe, ne zgjedhjet e radhes, VLEN te dale jashte liste. Gjithsesi nuk mendoj se eshte gje e re: Tip partie Kuislinge...te tilla ka kudo ne bote, edhe ne Europe.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K O R C A

                  Ekeqja ketu qendron ne faktin qe jane nje pjede e dhquptareve , qe kujtojne se `VLEJNE`edhge atehere kur veprojne , bile me kembengulje , kunder i9nteresave thremelore te tyre , duke ecur me revan drejt asimilimit ne kom,besine sllave ! Ndaj ,mendoj qe edhe ne se vertet e ka thene ministri kete qe i paska terbuar antaret e `Vlen`, une do ta perserisja edhe nje here me ze te larte ato qe Ai i ka thene me ze te ulet . Si e harroi kaq shpejt `Vleni` qe, shqiptaret atje arriten te marrin deri ne 29-30 deputete disa vjet me pare , pra 25% te parlamentit . A nuk jane idjote keta te `Vlen` me vetem 11 deputete qe nuk duan t`ia dine se cfar kombesie kane . Edhe keto fjale qe po thone , ua ka shkruar Mickovski i partise se N.Gruevskit !

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  VLEN = LVV

                  Turp per dallkauket shqiptaro-sllave te RMV qe votojne VKEN, kete pjelle bastarde te LVV te Kurtit dhe Gervalles, serbe te rrezikshem te dyn kta maskarenj.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    bashkimi për drejtësi

                    Edepsiz, ju të VLEN dhe VV ju duhet të jeni dorëheqje dhe të ikni larg nga shteti amë Shqipëri e Kosovë dhe viseve tjera shqiptare. Mjaftë më me përçarje e me punë të pista për interesa të regjimeve sllavo ortodokse ruse serbeve. Farë e fliqit.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aleko

                      Ndoshta reagimi I iministrit ishte jo etik porqendrimet e vlen jane te rrezikshem,kunderuitetit te faktorit shqiptare ne maqedoni,ne mbrojtje te kulturen ,gjuhes shqipe dhe interesave ne pergjithesi te shqiptareve atje dhe mbare kombin..

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Opozitar

                        Si ndoshta e ka thene? Ministri eshte shprehur qe nuk ka lidhje me kete histori dhe se eshte shpifje. Cfare duhet te thote tjeter? Nderkoh qe politikani qe e nxori kete shpifje i thone Belo Balluku per vetit e vecante qe ka si idiot i dobishem dhe

                        Përgjigjjuni
                      2. V
                        Vjos

                        Ministri me i dobet, tipik zvarranik

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          K O R C A

                          Shqiperia ke nje emer te bukur , VJOSE , por fjala Vjos , nuk eshte shqip , sikurse pretendon te jete komentuesi ne fjale , nje alabak qe nuk di shqip !

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ilir

                            Nese Belo i saliut thote se Jot eme eshte kurve, Ti e beson edhe kete? A nuk e kuptoni qe keta mbjellin percarje me qellim, sepse e dijne qe ka IDIOTE SI TI, qe e besojne?! Ministri Hoxha e tha, qe ky eshte nje manipulim. Ju besoni armiqte e Shqiperise, qe duan te pengojne Shqiperine ne rrugen drejt BE, duke penguar ata qe punojne per ne BE . Kjo eshte ajo qe do Rusia dhe sllavet... TURP tju vije! Ju nuk jeni shqiptare.

                            Përgjigjjuni
                          2. I
                            I

                            Eh mer Kurt, mire atyre koqevarurve te Kosoves ju ke hedhur trut e gomarit,por dhe keta te Maqedonis qenkan me keq qe bashkepunojn me nje antishqiptar si Mickovski.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              Ikni more idiota, nuk u ka thene asgje me teper se c'u thote vete populli. E keni cuar gjendjen ne Maqedonine e Veriut as nuk u kane me ne llogari nga politikat personale qe beni.

                              Përgjigjjuni
                              1. .
                                .....'

                                Tani që e thanë PD në Allbani dhe s'VLEN në Bllgarinë Jugo-Zapade, duhet të japë dorëheqjen ministri, jo po presidenti shqiptar, se paska thënë se, ç'bëjnë ata krriç gomerët shqiptarë në qeveri dhe nuk na paskësh qënë diplomatike kjo shprehje - domethënë, duhej, ata të mënçurit shqiptarë të qeverisë së MV-së -, dhe as ishte vetëm për ata, por për gjithë shqiptarët që jetojnë në MV. Ç'është e vërteta, jo për gjithë shqiptarët, por ndoshta vetëm për ata të s'V, që ndjehen të tillë. E nëse kështu, e meritojnë edhe më tej, por s'dua ta ndaj gojën. Pa thënë këtu që, edhe nëse do të kishte përdorur fjalën "të mënçur", ministrit shqiptar do t'i klrkohej dorëheqja, se do të thoshin se e ka përdorur ironikisht në vend të fjalës "idiot"; s'ke ç'bën e ka këtë "difekt" shqipja. Ç'punë ka s'V, me ministrin shqiptar; jo po të thirren trupat e NATO-s, se disa të s'V, nuk e ndjejnë veten "idiotë" dhe as "të mënçur", nëse e ka thënë ministri shqiptar, por eunukë të bullgarëve në shtetin e MV-së dhe, kërkojnë të bëjnë hajgare, në vend që të merren seriozisht me rrezikun e asimilimit dhe të kërkojnë me ngulm, që edhe diku thellë në MV një shqiptari, shteti i MV-së, t'i drejtohet në gjuhën shqip. Këtu nuk bëhet fjalë për dialekte, por për gjuhën (komb) e një populli të ndryshëm shtetformues, siç në Kanada, Zvicër, Belgjikë a gjetkë.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bir Selman i nënës!

                                  Diplomati që na ka vënë Asfalia, Bejleri dhe dy esadistët, motëqiri i Viçidolit dhe Palloshi peder

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    american23al

                                    Nqs eshte e vertete, vete ministri duhet te jape doreheqje si nje akt jo qytetar dhe antishqipetare, ne te kundert kryeministri duhet t’a shkarkoje ne rast se i ka mbetur ndonje cope dinjiteti, ne rast te kundert populli duhet qe cilit do pushtetari te shpenzoje nje kokerr veze per t’i shemturuar publisht ata…

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tirana e Re

                                      Lufte civile mes shqiptaresh nga veriu asgje e re, pa cliruar akoma vendin nga fantomaset e ''doktorit'' dhe te revolucionareve jane ndezur fitilet, do shkoj shume me keq pasi nazistet Ypi / Berizzha jr te jen pas hekurave

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Q
                                        Q

                                        Dinim analfabet funksional koqevarurit e Kurtit ne Kosove,por keta koqevarurit e Kurtit ne Maqedoni jan edhe me analfabet. Nuk e di ne e ka thene ministri,po ne ne bisedat me njeri tjetrin e themi perdite

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          K

                                          Votuesit e Kurtit ne Kosove dhe keta te Kurt-Vlenit ne Maqedoni nuk din as te shkruajn dhe as te flasin shqip.Tani me thoni ju si mund ti quajm ne keta?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            M

                                            Kurti paska qene pjella me e keqe e rraces shqiptare(nese eshte)ate qe beri ne Maqedoni me keta jevgjitet e vlenit tentoj ta bente ne Shqiperi ne 2021,po ne ketej ja treguam vendin,tani ky Palo burr nuk guxon me te shkeli ne Shqiperi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Labeati

                                              Ata nuk jane idiot por jane tradhetare dhe interesaxhi qe nuk pyesin per komb e atdhe

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                K O R C A

                                                Zoti komentues `Korca` , nuk kam asgje me komentin tuaj dhe me ato qe thua , por mendoj se do ishte mire qe , ata qe na lexojne , te mos kujtojne se eshte i njejti person dhe te ngaterrojne identitetin tone si individe , pavaresisht se jemi anonime . Faleminderit , ne se mirekuptohemi .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  T

                                                  Keta te Vlenit me ndihmen e Kurtit e kan demtu shume poziten e shqiptareve ne Maqedoni.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. l
                                                    limoni

                                                    une mendoj se kuptimi me i plote ne bisede e fjales idiot eshte , i pa ditur ne bisede, A ka kuptime te te tjera . Ka.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Struga

                                                      Po te kishte dy gram integrittet duhet ta jepte doreheqjen, por patjeter qe nuk la sepse eshte butak pa shtylle kurrizore.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        NN

                                                        Habitem si mund te votohet nje Kalama inatci si Kurti,them Kalama per te mos thene dicka me te rend,se une dyshoj per qenien e tij shqiptar.Po po e le me kaq! Historia do e tregoj.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          TR

                                                          Nese e ka thënë keshtu…, jemi të prirur të besojme se ka të drejte.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Hakiu

                                                            BDI-ja e Ali Ahmetit,25 vjet ne pushtet nuk diten apo nuk guxuan te drejtat e fituara me gjake ti matrializojn ne kushtetutn e maqedonis.Pas luftes 2001,ju kthyen hajnis dhe mirqenjes se tyre dhe familjeve te tyre,harruan luften dhe Shqiptarin,harruan te drejtat per te cilat kapen armet,kurr humben pushtetin i rane ndermend per te drejtat e Shqiptarve,ndoshta kuptuan se humben privilegjet.Paramendo BDI-ja,sa qendroj ne pushtet as gjuhen shqipe nuk e ka rregulluar,paramendo problemet e tjera jetike ekonomoike dhe legjislative te pa zgjidhura e sot dalin e thone VLEN dhe çfar apsurdi VV i paska fajet per gjendjen e Shqiptarve ne maqedoni.Mos manipuloni me faktet dhe deshmitgjendja e veshtire e Shqiptarve ne maqedoni eshte pasoj e koorupcionit nga BDI,e ndihmuar dhe e perkrahur nga qeveria Shiptare dhe pushtetet e Kosoves sot ne opozit.Thuni te verteten ashtu siç eshte,faj nuk ju ka askush,pa dija dhe servilizmi ju ka sjell ne kete deregje.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Tng

                                                              VK artikulli,VK edhe komentuesit pa lidhje,din vetem te shajne me liber shpie,harrojne se kane Familje edhe vete keta qe shajne

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. a
                                                                albania

                                                                Mor qe budalle e te trashe jane shqiptaret ne Maqedoni ky eshte fshat qe nuk do kallauz ta shohesh. Ashtu sic i trajtojne maqedonasit?! Ata duhet te ulerinin .... I shkelin me kembe dhe kur duan te flasin gjuhen e tyre ... mere me mend. Dhe shqipot rijne si budallej i shohin. E kam fjalen per politikanet se populli eshte ngritur e ja u ka vene kufirin ne thana shovinisteve maqedonas. Shqiptaret mund ti vene zjarrin atij shteti kur te duan, dhe deri sa te vije ajo pike maqedonasit do vazhdojne ti trajtojne si budalle ... e cfare emri ti vesh tjeter ...?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. I
                                                                  Iliri

                                                                  Neqoftese ky mesazh nenkupton ata shqiptare qe janë ne kualicion me Maqedonasit dhe nuk ngrenë zërin per te mbrojtur te drejtat e shqiptarëve dhe gjuhën shqipe kjo fjale eshte kompliment se u duhet thene me shume dhe mos fshihen mbas shqiptarëve te thjesht qe i kanë votuar,te mbledhin mendjen sa me pare.neqoftese ishte dicka tjeter le t'a thone hapur dhe ti zgjidhin problemet

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Leo

                                                                    Shqiptaret ne Maqedonine e Veriut nuk jane shqiptare te vertete por arabe, islamiste fondanentsliste qe flasin shqip.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. 6
                                                                      66

                                                                      I dha Greqisë bashkë me Sali prostitutën gjithë Detin Jon dhe ngushticën e Otrantos, duke na e sjellë në mes të Adriatikut, ky do bëhet President i Shqipërisë, për merita antishqiptare. Është një investim titanik i fqinjëve, njësoj si gjithë prostitutat e këtyre 35 vjetëve në krye të shtetit

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje