Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

24 Prill 2026, 21:11Rajoni TEMA
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti në një video në rrjetet sociale akuzon opozitën për mungesën e një marrëveshjeje politike.

Sipas Kurtit, edhe pse ka ofruar disa zgjidhje, krerët e PDK dhe LDK “po sillen edhe më keq se Fatmir Limaj në vitin e kaluar”. Ai shton se ata nuk duan as pushtet dhe as përgjegjësi për veten e tyre, por ajo që duan është që LVV të mos ketë pushtet.


Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas 10 muajsh bllokadë gjatë vitit 2025, në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit që lamë pas populli i Kosovës foli më qartë se asnjëherë më parë në periudhën e pasluftës. Është obligim i secilit subjekt politik e lider partie të sillet në përputhje me atë vullnet të shprehur.

Legjislatura e 10-të e ka zgjedhur kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë. Ajo tash duhet ta zgjedhë presidentin dhe të shmangë zgjedhjet sepse ato janë të panevojshme dhe humbin kohë dhe mjete të buxhetit të Kosovës. Organizimi i zgjedhjeve të reja do t’i kushtonte Kosovës së paku 10 milionë euro, mandej për shkak të mungesës së funksionimit të Kuvendit do të humbisnim shumë dhjetëra miliona euro të tjerë nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve të sërishme do të mund të ishin pak a shumë të përafërta me ato ekzistuese.

Meqënëse problemi kryesor mbetet nevoja për 80 deputetë për kuorum te çështja e Presidentit, zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet dhe të respektohet, sepse ai përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe bazën e demokracisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) ka siguruar shumicën e votave dhe të deputetëve, prandaj kërkon që ky rezultat të merret parasysh në proceset politike dhe në vendimmarrje. Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor, dhe LVV me partnerët (GUXO, Alternativa e pakicat) nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?!

Në përputhje më rezultatin dhe rrethanat kam bërë ftesa të vazhdueshme për partitë opozitare sikurse që vazhdimisht kam ofruar edhe alternativa për zgjidhje. Deri tani pa sukses.

Kam bërë ofertë për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo ofertë përfshinte: postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri. U refuzua.

Kam propozuar edhe një alternativë tjetër: ndërrimin e pozitave mes kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, LDK të merrte pozitën e kryetarit të Kuvendit, Kryetarja aktuale të bëhej nënkryetare. Me këtë rast LVV nuk do t’i kishte tre pozitat e larta shtetërore siç ankoheshin deri më tani. U refuzua edhe kjo.

Kam bërë një ofertë konkrete edhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të zhbllokuar situatën politike. Në këtë ofertë propozova një rrokadë mes Kryetares aktuale Haxhiu dhe përfaqësuesve të PDK-së, ku PDK mund të marrë pozitën e Kryetarit të Kuvendit. Pra, Kryetarja Albulena Haxhiu të bëhej nënkryetare e Kuvendit, ndërsa Bedri Hamza ose Vlora Çitaku të merrnin drejtimin e Kuvendit. Ky do të ishte një koncesion i madh që e bëjmë ne që Albulena Haxhiu t’ia lirojë vendin Bedri Hamzës a Vlora Çitakut.

Mos të harrojmë 4 veta në LVV kanë më shumë vota se kryetari i PDK-së: përveç meje, edhe Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu si dhe Hekuran Murati i cili po ashtu ka më shumë vota sesa Bedri Hamza. Ndërkaq nëse e krahasojmë me LDK-në, 10 veta nga LVV janë më të votuar sesa kryetari i LDK-së.

Të dashur qytetarë,

Republika e Kosovës ka nevojë për mbarëvajtje të institucioneve dhe stabilitet institucional.

Ne kemi shkuar me kandidat nga subjekti ynë kur ndodheshim fare pranë mesnatës ndërmjet 5 dhe 6 marsit me kandidatin e parë dhe të dytë, vetëm pasi nuk arritëm në një kandidat konsensual dhe vetëm pasi nuk kishte asnjë propozim të vetëm nga ana e subjekteve opozitare.

Propozuam kandidatin Glauk Konjufca, i cili është njeri i dytë më i votuar në historinë e Kosovës dhe Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Mbi të gjitha, sërish u ofrua edhe një zgjidhje tjetër, ku vet z. Konjufca deklaroi se mund të tërhiqet nëse paraqitet një figurë konsensuale. Pavarësisht kësaj, nga partitë opozitare, sot e asaj dite, nuk kanë paraqitur asnjë emër për kandidat për president. As në takime me mua dhe as publikisht për juve.

Ne duhet të kemi parasysh dhe respektojmë vullnetin e popullit të shprehur përmes rezultatit zgjedhor: LVV ka 51.1% të votave apo 57 deputetë, ndërsa mazhoranca jonë arrin në 66 deputetë.

Demokracia duhet të bazohet në vullnetin e popullit dhe në rezultatin zgjedhor, jo në marrëveshje politike që e anashkalojnë dhe shkelin atë. Pa respektimin e vullnetit të qytetarëve nuk mund të ketë marrëveshje politike. Ndërkaq, qëllimi është të shmangen zgjedhjet e përsëritura dhe të sigurohet stabiliteti institucional.

Me rezultatin aktual zgjedhor, asnjë parti opozitare nuk ka numra të mjaftueshëm për të propozuar një kandidat për president pa bashkëpunim ato me njëra-tjetrën.

Kësisoj, janë bërë oferta për kompromis ndaj partive opozitare, duke u ofruar pozita të rëndësishme në institucione, me qëllim që të arrihet marrëveshje dhe të shmanget bllokimi institucional. Fatkeqësisht, këto oferta gjeneroze janë refuzuar anipse janë shumë të favorshme në raport me numrin e deputetëve që ka opozita.

Çdo takim me ta është inicuar çdo herë nga unë, thua se Kosova është vetëm e imja. Krerët e PDK dhe LDK fatkeqësisht po sillen edhe më keq se Fatmir Limaj në vitin e kaluar. Realisht, ata nuk janë duke dashur as pushtet dhe as përgjegjësi për veten e tyre. Krejt çfarë duan është që ne dhe unë të mos kemi pushtet. Por, këtë gjë nuk e vendosin ata.

11 Komente

  1. V
    Vetem zgjedhjet cdo tri nuaj e shpetojne Kosoven

    Opozita ja ka gjet dermanin LVV. Dhe kurti ja ka vu emrin.

    Përgjigjjuni
    1. e
      epo

      Rezultati i zgjedhjeve duhet te pranohet dhe respektohet thote ky Sali Berisha i Kosoves. Pse kush nuk po e respekton rezultatin ne kete rrast? Nqs te duhen 80 vota per zgjedhjen e presidentit atehere duhet ose te fitosh zgjedhjet me 80 deputete ose te besh kompromis me humbesit. Humbesit mendojne qe ti nuk meriton edhe presidentin. Jepu humbesve presidencen ose shko ne zgjedhje te reja. Nuk ka rruge te ndermjetme. Te gjitha keto qe ke shkruar jane propagande.

      Përgjigjjuni
      1. f
        flamur

        Kurti është kanceri i Kosovës....derrat që i shkojnë pas janë të njëjtë me ata që I shkojnë pas kriminelit Sali NON GRATËS ..

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ringjallja pellazge

          O kena kon mire bre 10 mijt e kalum. Unë jesha kryminister n'detyre me respektu SOVRANIN. Tash jena akoma ma mire, Allbulleni o President n'detyre. Partiçkat e vogla nuk mujt bre, me mar Pesidencen, or tej. Ne nuk mujt me dal kunër SOVRANIT. Na i dum t'tana, ju se i dum per vedi, i kerkon SOVRANI, na ka pështu jetën, na pagun tuj nejt n'kofe. Kena spiunu ne UDBA? E ku o keqja bre, par t'miren ton e kena. Jena pjes e vllaznis me kushtetut. Nuk na kan hek as edhe njo dite. Jena shiftar bre, kena bes, s'mujt me peshty bukën që kena hongër. Vllaznia Bora - Ramiz o e pavdekshme. Nese punt nuk shkojne mire per Kosove, kush po pyt pash zotin. Jena n'udhe t'mare. Zoti na ka beku, SOVRANI mi tan.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koso, meso Shqip

            Meso Shqip Kosovar. Ose shkruaj ne portalet e tua

            Përgjigjjuni
            1. K
              Këput qafën

              Të qifsha motrën. Pellazgu është duke shkruar në portalin e vet.Ti këput qafën andej nga Stambolli, Athina apo Vatikani. Mut.

              Përgjigjjuni
          2. Q
            Qytetari i zhgënjyer

            Qe 25 vite dike djeg e ulurit synon një Kosove autokratike dhe kundër Shqipërisë, SHBA-s, BE-s dhe vendeve tjera demokratike. I zhgënjyer që nuk po arrin ti kap gjitha institucionet çdo 3-6 muaj bënë zgjedhje me taksa tona blenë vota me VITRA, nepotizëm, subvencione, paga të 13 etj. çmimet në qiell, varfëri të skajshme vazhdon me zgjedhje!. Përçarëseve të kombi nga sondazhet nuk po dalin llogarit prandaj autokrati proklamon se pa fund do të organizoj zgjedhje deri sa krijoj një sistem alla Putin dhe Kore Veriore.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Albin djali mos bëj sikur nuk e kupton qëllimin e opozitës destruktive të Kosovës,prandaj hap rrugë,bëj kompromis duke gjetur një figurë konsensuale për president të vëndit tuaj.Nuk e besoj se nuk mund të gjëndet një intelektual jashtë partive nga shoqëria civile që përfaqësin unitetin e shqiptarëve të Kosovës,prandaj ule bishtin dhe gjej zgjidhjen.Kosova është vëndi më i varfër i Europës dhe nuk e ka luksin të bëj zghedhje çdo 6 muaj,prandaj këto tri ditë që kanë mbetur gjej një kandidat konsensual dhe votojeni për president.Është turp për ty dhe për VV që tregoheni të papërgjegjshëm ndaj interesave të atyre që ju kanë votuar.Edhe po të bësh zgjedhje të reja VV nuk i fitin kurrë 80 deputet.Edhe opozita nuk t’i jep votat përsëri.Kështu do vazhdoj Kosova sepse ke hundë ti ?Pooulli nuk ta ka borxh Albin.Nuk ka pse të humbasë miliona euro për papërgjegjshmërinë tënde,prandaj thirri mëndjes djalë.Qëndrime të tilla i shkojnë për shtat Sërbisë dhe Vuçiçit,prandaj mos puno në favor të armikut tuaj.Shoresoj t’i thërrasësh arsyes.Një shqiptar Shqipëria që e do Kosovën sepse është tokë shqiptare.Londër 25/04/26

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kurti duhet shpall nongrata

                Per sa kohe te udheheq Kurti, ne fund te pusit do jete Kosova akoma e Serbise.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kokëkatrori

                  Kishe zgjedhur Vjosa Osmanin o kokëkatror dhe vërtet zgjedhjet nuk do ishin të nevojshme! Pse nuk e bëre?!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    K O R C A

                    Ore idjot ! Akoma nuk e paske kuptuar se , je pikerisht Ti pengesa kryesore per destabilizimin e shtetit te Kosoves ?! Je pikerisht Ti qe ke kerkuar dhe kerkon serisht zgjedhje , sepse je i pa ngopur per pushtet me mnje oreks shtazarak ?! Gjithe bota e di fajtorin , pervec teje dhe shtazes se Vicidolit , si pjella serbe !

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje