Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kosova e shpall 24 prillin ditë zie kombëtare

24 Prill 2026, 09:08Rajoni TEMA
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kosova e shpall 24 prillin ditë

Sot Kosova ndodhet në ditë zie kombëtare për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta të enjten në moshën 90-vjeçare.

Presidentja në detyrë dhe njëkohësisht kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi një ditë më parë shpalljen e 24 prillit si ditë zie.

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, shprehej Haxhiu në deklaratë.

Qosja u varros të enjten, në një ceremoni familjare dhe pa praninë e politikanëve apo mediave, siç kishte kërkuar në amanetin e tij.

I lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj (Mal i Zi), Qosja u formua si një nga intelektualët më të spikatur në Shqipëri, duke ndërtuar një karrierë të gjatë në fushën e studimeve letrare dhe publicistikës.

Veprimtaria e Rexhep Qosjes u shtri në disa fusha, duke përfshirë kritikën letrare, studimet shkencore, romanin dhe esenë. Ai është autor veprash që kanë ndikuar në mënyrën si lexohet dhe interpretohet letërsia shqipe.

Ndër veprat më të njohura të tij përmendet romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, si dhe studime të shumta mbi historinë e letërsisë dhe figurat kryesore të saj. Në punën e tij shkencore, Qosja është marrë gjerësisht me analiza mbi autorë të rëndësishëm si Naim Frashëri dhe Ismail Kadare, duke kontribuar në thellimin e kritikës letrare shqiptare.

Përveç veprimtarisë akademike, Rexhep Qosja është njohur edhe si një nga zërat më të fortë dhe shpesh polemikë në debatet publike shqiptare. Ai ka trajtuar çështje që lidhen me identitetin kombëtar, historinë, kulturën dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Nga vitet 1998-2000 ai ishte kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës, si dhe anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje. Po ashtu, ai shërbeu si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Kosovës, kur kryeadministrator i vendit ishte Bernard Kushner. Në vitin 2000 ai u nderua në Shqi

3 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Me se fundi u be nje gje e mire. Bukur mire eshte vepruar per kete kolos te dijes shqiptare. Madheshtor. I pa harruar. Do na mungoje shume. Ky njeri e kishte zemren ne koke jo ne buze dhe ne xhep...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Het

      O bohotina. Kjo eshte me u tall sepse sa kje gjall nuk e respektoj kush, apo harrove, jo vetem Qosen kete kolloz te letersis por as Ukshin Hotin vazhdojne te mos e respektojne, mbajtja nje dite zie eshte jo vetem tallje por po mundohen me varros vepren e tij, e din amanetin

      Përgjigjjuni
    2. G
      Go West

      Iku dhe Rilindasi i fundit, Plaku i urte i Botes Shqiptare. Nderim dhe respekt, nje veper te madhe ka lene mbas.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje