Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar sot pas vendimit të BE-së për të nisur hartimin e marrëveshjes së anëtarësimit për Malin e Zi, duke e cilësuar si një hap të madh përpara.
Në një reagim publik, ajo thekson se vendi tashmë po afrohet realisht me Bashkimin Evropian.
“Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, shtetet anëtare vendosën të nisin hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat,” u shpreh Kos në rrjetin X.
Ajo shtoI se ky proces është edhe një mundësi për Bashkimin Evropian që të reflektojë mbi zgjerimet e kaluara dhe të vendosë standarde më të forta për të ardhmen.
“Ky është gjithashtu një shans për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e mëparshme dhe për të përfshirë mekanizma më të rinj dhe më të fortë mbrojtës në traktatet e ardhshme të anëtarësimit, për të parandaluar kthimin pas në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore,” theksoi ajo.
Shpresoj qe Mali i zi te mos coje ndonje Pordhe nga Gezimi sepse do na e perplase ne ne Fytyre ngase po irrime nga pas ,e pastaj dhe me gjithe Krenarite Tone Kombetare qe Na ka shpure ne menyre katalitike deri ne dyert e BE pavaresisht qe jemi nje Rrumpallhane tash e 35 vjet ,Rama me te Vetet do te ndjehej Shume i idhnuar.
Bravo. Po ky Palloshi Yne, i Belindes, e di? Ptu, maskarenj bastarde dhe hajdute. I rrofte Belinda, ketij derdimenit Rama. Turp.
Kos: Montenegro do te jet vendi i fundit qe po pranohet ne BE....te tjeret do te marrin rrocken,madje me gunga.... gezuar ramazonin!
Më përpara do hyjë në BE shteti bektashi i Baba Mondit se Shqipëria.
BE do kujtohet cfare i ka bo vehtes vetem kur pas Bullgarise, Rusia, Kina e Turqia te marrin RMV, Shqiperi, Kosove, Serbi dhe Bosnje! Mali i Zi nuk do pranojebte jete ne BE, me nje referendum kjo para 2030! Pastaj shohim cfare ndodh, por e humbura e madhe do jete BE! Nese ashtu do doje Usa, edhe Greqia do ktheje rruge. Edhe Rumania po ashtu. Ballkani Perendimor nuk humbet asgje, dhe mund te fitoje shume ne nje bote me gjeostrategji te re qe nuk ndihmon BE.