Mitsotakis pas takimit më Ramën: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

22 Prill 2026, 22:20Rajoni TEMA
Mitsotakis pas takimit më Ramën: Greqia mbështet

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Greqi, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe progresin e arritur.

Në një postim në X, Mitsotakis theksoi se takimi ishte një mundësi për të diskutuar zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe për të riafirmuar mbështetjen e Greqisë për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Sot u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Na u dha mundësia të vlerësonim progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt BE-së”, ka shkruar ai.

2 Komente

  1. Hakiu

    Po greqia e mbeshtet Shqipnin drejt BE-se,po se pari,joni greqis,Himara deri ne Korç greke,Tirana nen ombrellen dhe sigurin greke,gjuha greke gjuhe zyrtare,ligji i luftes mbetet perjetsisht deri ne pushtimin e plot nga greqia,lideret kalueshmerin per sundim te Shqipnis e kalojn ne siten greke,vullnetarisht te asimiloheni e te beheni ellas,te hani dhe te endroni si greket,te doni ate qe duan greket,Shqipnia te quhet epir...

    Përgjigjjuni
    1. a
      american23al

      Shikoni foton, efendikoji po bisedon me skllavin e tij, zoti e mbrofte Shqiperine nga trathetaret dhe kueslinget..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje