Huligani i rrezikshëm shqiptar arrestohet nga policia greke me armë dhe drogë

17 Shtator 2024, 17:45Rajoni TEMA
Huligani i rrezikshëm shqiptar arrestohet nga policia greke me armë

Një i ri shqiptar, i konsideruar një ndër tifozët huliganë të skuadrës së futbollit Panathinaikos, është arrestuar nga policia greke me armë zjarri pa leje.

23-vjecari u kap në Athinë me 1 pistoletë të llojit CZ me karikator dhe një gëzhojë në fole, 45 fishekë shtesë dhe 22 gramë marijuanë.

23-vjeçari nga Shqipëria është i njohur për efektivët e Drejtorisë për Luftën ndaj Dhunës Sportive pasi ishte pikasur nga kamerat e stadiumit Olimpik duke marrë pjesë në incidentet e finales së Kupës së Greqisë në 2021 mes Panathinaikos dhe PAOK.

Gjithashtu, 23-vjeçari ishte ndër të arrestuarit për vrasjen e tifozit të AEK-ut, Michalis Katsouris, në gusht të vitit 2023 jashtë stadiumit “Agia Sofia” në Nea Philadelphia. Megjithatë, për mungesë provash ai ishte liruar.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Vetem 23 vjec...super kriminel!? Siguro vjen nga nje familje kriminelesh.... pune korrakesh tourkalvanoi

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kozi

      si puna juaj, bythqira qe bejne cdo gje vetem ti shohin greket me sy tjeter. Ne fund e hane kollodokun ne kolotrypida dhe harrohen sikur mos te kishin ekzistuar

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje