“I duan të keqen Serbisë”/ Vuçiç sulmon Marta Kos: Nuk kemi çfarë të flasim më!

10 Maj 2026, 22:46Rajoni TEMA
“I duan të keqen Serbisë”/ Vuçiç sulmon

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk komunikon më me ndërkombëtarët, të cilët, siç thotë ai, i dëshirojnë të keqen Serbisë.

Në këtë kontekst, gjatë qëndrimit të tij në Shid, ai përmendi Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

“E shihni që kam pushuar së foluri për Marta Kos. Nuk do të them asnjë fjalë për të”, tha Vuçiç, sipas mediave serbe.

Komentit të të pranishmëve se ai duhet të flasë ende me të, duke marrë parasysh faktin se është Presidenti i Serbisë dhe Kos është Komisionere e BE-së përgjegjëse për zgjerimin, Vuçiç iu përgjigj me tone kritike.

“Për çfarë tjetër duhet të flas? Për çfarë duhet të flas me ata që gënjejnë për Serbinë? Për çfarë duhet të flas? Sidoqoftë, është e rëndësishme për mua që Serbia të jetë në rrugën evropiane”.

Pak ditë më parë Bashkimi Evropian pezulloi mbështetjen financiare për Serbinë pas paralajmërimeve që lëshoi ndaj Beogradit për ndërhyrjet në sistemin gjyqësor.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos theksoi se Serbia nuk do të jetë në gjendje të marrë mbështetje financiare nga Plani i Rritjes, derisa të adresojë të gjithë shqetësimet e raportuara në gjyqësor.

Marta Kos vuri në dukje se një vend që është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian “nuk mund të ulet në dy karrige dhe se në një moment Serbia do të duhet të bëjë një zgjedhje”.

Kujtojmë se Kos do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë të premten, më 15 maj.

5 Komente

  1. A
    Arsimtari

    Vuçiç,Serbia per lufterat ne Ballkan (Slloveni,Kroci,Bosnje dhe Kosove),dhe vrasjen e me shume se 300 mije njerezeve,shumica te pafajshem dhe civile pra,per kete gjenocid te planifikuar ne jo serbe,do te duhej te denohet si Gjermonia pas LDB ! Evropa nuk e beri kete dhe ti nuk e falenderon perkundrazi,po te ndan edhe te holla,me shume se te gjitha shteteve ne Ballkan,dhe po te lejon,te shkosh te Putini ne Rusi e Kine,per ta armatosur ushtrine serbe,per t'i thyer ata qe ne fushe te betejes te thyen keq dhe ashper! Viçiç,tani mos harro,sulmi i juaj ne shtete te Ballkanit,do te jete edhe fundi i Serbise! Mos harro pra,Vuçiç!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama Vučić

      Me rëndësi, e ke mbështetjen e pakushtëzuar dhe të parezervë të Edi Ramës!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurtovitç jam i perbetuar Si antishqiptar

        Nese ka nje Serbe qe punone kunder Serbis çeshtje Vuçiç . Zoteri ke vendosur doren mbi kushteuten Serbe dhe je betuar se do mbroje territorin Serbe , atehere perse e lejone nje pjese te territorit tende jashte funksionimit te ligjeve serbe ..

        Përgjigjjuni
        1. O
          Ozzy Osborne

          Se nuk ka bythe të kalojë kufirin se e han si babai i tij politik

          Përgjigjjuni
        2. E
          Enver Hoxha i lumtur në Parajasë.

          Nuk ka kuptuar asgjë hajvani. U përlyen në gjenocid. Shkatërruan një federatë të begatë që dominonte Adriatikun . U armiqsuan deri në vdekje me vëllezërit e tyre sllavë. U rrethuan me armiq. Sakrifikuan mijëra serbë. Humbën përfundimisht daljen në det, duke përfunduar në një provincë baritore. Dhe vazhdojnë dhe kërcënojnë duke u armatosur gjer në dhëmbë, duke i dhënë Europës dhe Perëndimit mesazhin se Serbia mund të bëhet e padëmshme vetëm po u katandis brenda mureve të Beogradit. Ndofta Jugosllavia nuk ka përfunduar akoma shpërbërjen e saj dhe Shqipëria Etnike, po bëhet Shqipëri e Madhe, si zgjidhja që siguron më shumë paqe dhe ekuilibër në Ballkanin perëndimor, jo falë shqiptarëve të shitur, pa objektiva, parime dhe paradigma, por falë budallenjve. Serbët e lumturuan Enver Hoxhën në parajsë, më shumë nga çfarë e kanë hidhëruar shqiptarët që qinë dhe pështynë vetveten.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje