Vjosa Osmani sulmon Albin Kurtin: E donte presidencën veç në deklarata, jo në tavolinat e vendimmarrjes botërore

10 Maj 2026, 22:10Rajoni TEMA
Vjosa Osmani sulmon Albin Kurtin: E donte presidencën veç në

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova më nuk i tradhton asnjëherë aleatët.

Kështu deklaroi ajo gjatë “tubimit të bashkimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Një Kosovë që ndërton ura, e nuk i prenë në besë as aleatët brenda, e as aleatët tanë të lirisë”

“Kemi pasur edhe mospajtime, por disa lidhje nuk i humb as nuk i këput, as koha e as distanca e as politika, dhe ka pasur gjithmonë diçka më të fortë, besimin”, tha ajo.

Në tubimin e bashkimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës kandidatja e kësaj partie për presidente ,Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e unitetit politik, forcimit të shtetit dhe vazhdimit të rrugës euroatlantike të Kosovës, me theks të veçantë në partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani e nisi fjalimin duke folur për bashkimin politik dhe rikthimin në një rrugë të përbashkët, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri për të ardhmen e vendit dhe stabilitetin institucional.

“Sonte para jush, nga thellësia e shpirtit dhe në çdo rrahje të zemrës, dua t’ju them zemërplot: po kthehem në shtëpinë time. Po kthehem kytu ku nisi ëndrra jonë e përbashkët, për Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e vërtetë që kemi pasur dallime, kemi pasur edhe mospajtime, por disa lidhje nuk i humb, as nuk i këput, as koha, as distanca, e as politika. Sepse ka pasur gjithmonë diçka më të fortë se të gjitha ato: një besim të përbashkët, një rrënjë të përbashkët, një ideal që ende ia kemi amanet këtij vendi. ​E pavarësisht dallimeve, ne kurrë nuk kemi qenë të huaj për njëri-tjetrin. Në një familje politike, afësia asnjëherë nuk matet nga mungesa e mosmarrëveshjeve; ajo matet me aftësinë për ta gjetur përsi rrugën tek njëri-tjetri. Sepse familja nuk është vendi ku gjithmonë pajtohesh, por është vendi ku gjithmonë përket. ​Dhe sot, ky ribashkim është dëshmi se ne dimë të jemi më të mëdhenj se ndasitë tona, se dimë ta kuptojmë njëri-tjetrin dhe të ecim përpara sëhbashku. E po bashkohemi sot, jo si pjesë të ndryshme të trungjeve të ndryshme, por si pjesë të ndryshme të të njëjtit trung”, tha Osmani.

Ajo theksoi se dallimet politike nuk duhet të shihen si pengesë për bashkëpunim, duke shtuar se lidhjet politike dhe institucionale janë më të forta se mospajtimet e përkohshme.

“​Ka nga ata, ka nga ata që ushqehen nga kriza e kaosi në kurriz të shtetit. Ka nga ata që e quajnë veten të pazëvendësueshëm, pikërisht duke mbajtur qytetarin peng të frikës e viktimë të linçimeve. Kush do ta kishte imagjinuar 27 vjet pas luftës, që dikush do të konsiderohet si pengesë vetëm, sepse i ka hapur dyert Kosovës. Të konsiderohesh si pengesë kur flamuri i Kosovës nisi të ngrihej lart nëpër forume botërore, ku dikur as nuk na ftonin. Pengesë nga ata që nuk e ngrejnë dot këtë flamur as brenda forumeve të tyre të brendshme e lëre më në forume ndërkombëtare. Të konsiderojnë si pengesë kur partneriteti me ShBA-të u bë më i fortë se kurrë. Kur BE-ja nisi të hiqte masat kundër Kosovës. Kur rruga drejt NATO-s nuk ishte më slogan, por proces real e i mbështetur nga aleati ynë strategjik. Kush do ta kishte imagjinuar se të gjitha kytë bëhen pengesë dhe frikë, e arsye për bllokadë të shtetit tonë dhe zgjedhje të panevojshme.” , tha ajo.

Osmani vlerësoi arritjet e Kosovës në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përmendur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të vendit. Megjithatë, Osmani kritikoi ashpër, siç u shpreh ajo, disa qasje politike, që sipas saj, e dëmtojnë shtetin dhe marrëdhëniet me aleatët.

“​Kush do ta kishte imagjinuar që konsiderohesh pengesë sepse e do Kosovën si shtet, ku ushtari i Kosovës mbron paqen krah për krah me ushtarin amerikan e jo si një shtet ku politikanë të caktuar thonë se duhet t’i qeshim e t’i kërkojmë qira. ​Një shtet serioz nuk i fyen miqtë. Një shtet serioz nuk i teston aleatët e lirisë, por punon bashkë me ta në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetueshmërisë së vendit tonë. Sepse historia jonë dëshmon se sa herë kemi qenë pranë aleatëve tanë kemi fituar e sa herë egoja është vendosur mbi shtetin, kemi paguar çmim të lartë. Pra, po e kuptoni tani, që ata presidencën e donin si një simbolikë, e donin si një hiç e jo të fortë siç na la amanet Presidenti Rugova”, u shpreh Osmani.

Ajo tha se Kosova sot nuk shihet më vetëm përmes së kaluarës së saj të dhimbshme, por edhe përmes suksesit diplomatik dhe shtetndërues. Osmani kritikoi ashpër, siç u shpreh ajo, disa qasje politike që, sipas saj, e dëmtojnë shtetin dhe marrëdhëniet me aleatët.

“​Ndërkaq ju sot pranoni besën time. Pranoni besën time, pranoni vullnetin tim, pranoni zotimin tim të palëkundur se Kosovën do ta rikthejmë në lartësinë e vizionit të atit tonë themeltar, atit të republikës sonë, Dr. Ibrahim Rugovës.E këtë rikthim do ta bëjmë si pjesë të kësaj shtëpie të madhe politike, kësaj shtëpie të përbashkët, të shtëpisë ku u ndërtua filozofia që e bëri Kosovën shtet, ku u ndërtua miqësia e përhershme me Amerikën, ku u ndërtua aleanca me Perëndimin, ku u ndërtua dinjiteti i kësaj republike. E nuk ka thirrje më fisnike sesa t’i shërbesh një kauze që është më e madhe se vetvetja. Sepse kjo republikë është më e madhe se çdo mandat, çdo individ e çdo parti dhe më e fortë se çdo moment politik​“, tha ajo.

Në këtë kontekst, Osmani tha se Kosova duhet të qëndrojë e vendosur në partneritetin me SHBA-në dhe BE-në, duke mos e vënë në pikëpyetje orientimin e saj strategjik. Osmani përmendi edhe vizionin e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, duke e lidhur atë me orientimin euroatlantik të Kosovës dhe shtetndërimin e saj.

Në fund ajo theksoi se Kosova gjendet përballë dy rrugëve: izolimit dhe krizës politike ose stabilitetit dhe forcimit të shtetit përmes aleancave ndërkombëtare. Osmani tha se ka zgjedhur rrugën e dytë, atë të bashkëpunimit dhe forcimit të shtetit.

“Dhe sot para Kosovës janë dy rrugë. Njëra është rruga e izolimit, e krizës së përhershme, e propagandës që na i shanë edhe njerëzit në varr, e patriotizmit të rrejshëm që bërtet shumë në shtëpi, por hesht dhe ka frikë para armiqve. ​Pra, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj, sepse nuk ngopen kurrë. Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e çdonjërit, çdonjërit që republikën e vendos para çdo interesi partiak dhe ideologjik. Rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje të panevojshme e ia refuzuan popullit 51%-shin vetëm e vetëm për ta eliminuar një presidente që ulet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.​Kurse rruga tjetër, rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës. Është rruga e shtetit serioz. Është rruga e aleancave të forta, e respektit ndërkombëtar. Rruga e Kosovës që nuk përkulet kurrë, por as nuk vetizolohet. E Kosovës që u ndërtua nga populli i saj me mbështetjen e mërgatës sonë të jashtëzakonshme. E unë sot bashkë me ju kam zgjedhur këtë rrugë. Kam zgjedhur këtë rrugë për t’ia hapur bashkë një kapitull të ri Kosovës.”, u shpreh ajo.

Osmani gjithashtu konfirmoi bashkëpunimin politik në kuadër të listës së përbashkët me kandidatin për kryeministër, duke theksuar se prioritet mbetet mbrojtja e shtetit dhe jo interesat partiake.

“​Ata e donin presidencën veç në deklarata, jo në tavolinat e vendimmarrjes botërore. Ata e donin duke trokitur në organizata ndërkombëtare, por jo duke ushtruar ndikim në to. Dhe kur Kosova filloi të ngrihej lart e më lart, rrugëtimi u bë i vështirë e më i vështirë. Dhe për çudi, pengesat nuk vinin vetëm nga armiqtë e njohur, por edhe nga miqtë e shtirur. ​Kur Amerika donte të ndihmonte Kosovën për të forcuar pavarësinë e saj energjetike, u sabotuan projektet strategjike dhe si rezultat i kësaj sot rëndojnë këtë jetë dhe xhepin e qytetarëve. Kur ftohesha në Këshillin e Sigurimit dhe në Samitin e NATO-s, kërkesat më të mëdha për mospjesëmarrjen time vinin pikërisht nga brenda Kosovës. Dhe këta duke menduar se më godisnin mua, e godisnin Kosovën. Pra, më shumë shpenzim energjie për pengesa dhe bllokada sesa për fitore diplomatike. Dhe atëherë e kupton se nuk je përballë një dallimi politik normal. Je përballë frikacakëve. Je përballë frikacakëve, të cilët i druhen forcimit të Kosovës. Je përballë frikacakëve, të cilët e hedhin gurin e fshehin dorën. Je përballë dy mentaliteteve krejt të kundërta. ​Dy mentalitete krejt të kundërta shtetërore. Njëra që izolon Kosovën e njëra që ia hap Kosovës dyert e botës dhe njëkohësisht mbron sovranitetin e shtetit. Por, ka një gjë që historia e këtij populli na e ka mësuar gjithmonë: rrugët e mbyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli.​ Është populli që e di të vërtetën. Është populli që e njeh punën, të cilën asnjë propagandë, asnjë linçim, asnjë manipulim nuk do të mund ta zhbëjë kurrë. Është populli që e kupton se kur një rrugëtim i mirë për Kosovën ndërpritet padrejtësisht, ai nuk zhbëhet. Rikthimi është edhe më i fortë, rikthimi është edhe më i qartë, rikthimi është edhe më i vendosur e më i lidhur me zemrat e njerëzve”, tha ajo.

13 Komente

  1. E
    Eshte koha qe Vjosa te tregohet lidere

    Vjosa Osmani nuk duhet te bjere ne nivelin e Kurtit. Ajo duhet te perpiqet te bashkoje opoziten. Si fillim duhet te kerkoje lirimin pa kushte te lidereve clirimtare nga Haga, si dhe te kerkoje shkrirjen e gjykates speciale duke e diskredituar ate se punon per Serbine. Vetem keshtu Vjosa do kete mbeshtetjen e plote te Trump. Vetem keshtu ajo do zboje Kurtin e Gervallen nga Kosova si armiq te kombit tone. Dhe, gjate fushates elektorale opozita me nji ze duhet te premtoje se do punoje intensivisht per ta bashkuar Kosoven me Shqiperine.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uuuuuu

      Interesante e fokusuar mbas pushtetit , e semure komplet. Nuk donte Cerrnagorasi Kurtovitç te te votonte ku eshte problèmi. Faji eshte i président Vuçiç qe nuk vendos rregull ne ate krahine e ka lene Nîmes lande

      Përgjigjjuni
      1. Hakiu

        Albini te dha mundesin te beri presidente,po ashtu votusit e VV te ngriten ne piadestal.Ti trathtove,u bere rrospi,prostitut ne politik,mashtrove gjithe por jo edhe Albin Baben,ta tregoj vendin aty edhe ku e ki ne çenef te historis.Ne Kosove thone buka e jote te vret,presidente rrospi per ty eshte kjo thenje,buka e Albinit te qoi pesh,shkofsh ne ferr e mallkuar...

        Përgjigjjuni
        1. Z
          ZAGAR

          NJEREZIT ME IDIOTE SE C,JANE KETA TE LEVIZJES VVNUK KA .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arsimtari

            N.Bonaparta:"Vetem dy forca mund ta roberojne njeriun: interesi dhe frika." Vjosa besoj,nuk ka frike prej askujt,dhe tani i mbetet interesi! Albin Kurti eshte shembulli me i mire nder shqiptare qe tregon se si duhet te mbahet shteti,cep me cep! Ruana Zot,prej karieristeve,milionereve dhe hajnave ne Shqiperine Etnike!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kodra mbas Bregut

              Ne LDK punojne per Serbet pra rruga e mbare se po shkon ne shtepi te vet

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Politikanët kosovarët na treguan këto kohet e fundit se etja për pushtet personal është dominues në egon e tyre, ndaj detyrimit e dëshirës së qytetarëve për fuksionimin normal në një sistem demokratik të normalitetit të institucioneve të shtetit.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rrup Tupi

                  Asgjë nuk ka vlerë derisa t'i kërkosh falje Kosovës,LDK-së,votuesve që të besuan atëherë,që i tradhtove aq kollaj . Asgjë nuk ka vlerë derisa nuk i kërkon falje votuesve që besuan tek ti,për regjimin mashtrues e spiun që instalove në Kosovë për atë karrige presidenti. Popull shqiptar nuk ta fal urrejtjen që instalove në Kosovë,kundër Shqipërisë e njerëzve të saj.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptar e Kosovar

                    Ti o hajvane, gorilla e xhindosur, me tapi e kishe presidencen?! Cfare bere?! Nje verre ne uje! TE futin karin a kuleten me miliona dollare a euro, ne xhep, nuk dihet ende, por qe pss takimit me edvinin ti ndryshove plotesisht ndaj ALBINIT kjo ishte e qarte. Te rreshtoi edvini mean Hashim serbin! A je shqiptare ti? Nese po, keto pordhet, hiq abdixhikun ngs kreu ldk dhe bej aleance te gjate me Albinin. Nuk shkon ti dhe kusheriri i burrit tend te jeni njeri president e tjetri kryeminister! Na kujtoni LSI ne Shqiperi, ku burre e grua, njeri president tjetra kryetare partie! Eshte nepotizem trishtues! Pertej politikes ka jete, biles aty fillon jeta!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjosa doli nga shtrati... qelbi dynjane

                      Ti ike per lesh dicku. Harroje presidencen dhe fatin e mire ne politike. Paske qene shume njeri i ulet e kar-rieriste e delirante! Gjynah, je e semure! Ik pirdhu, qetesohu, reflekto, prano gabime e pazare dhe na ler kohe te te japim kohe!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Alarmisti

                        Të kesh tradhtuar dy parti politike, fillimisht LDK‑në dhe më pas VV‑në — pra të kesh kontribuar në shkatërrimin e dy partive historike, zbulon një thellësi turpi dhe papërgjegjësie politike që rrallë është parë më parë. Kjo nuk është thjesht çështje gabimesh taktike, por dëshmi e një modeli të përsëritur të sjelljes ku interesi personal vendoset mbi parimin, mbi institucionin dhe mbi besimin e votuesve. Një akt i tillë i dyfishtë tregon jo vetëm mungesë stabiliteti politik, por edhe mungesë respekti për historinë, strukturën dhe sakrificat e atyre partive ...................................................

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erdhi lumi Vjosa

                          Ore po keta e kane nje président ai eshte Vuçiç sa présidente ka nje shtete !. Krahine me te degjeneruar njerez me te zhveshur qe nderojne flamure e hymne nuk besoje se gjene ne globe.... Jemi koqevar thone nuk jemi shqiptar...... Ka vetem nje fajtore ai eshte Edi Rama dhe qéveria . Keta njerez duhen getoizuar . Perdorin rruget e serbise per te shkruar ne krahinen e tyre dhe nuk jan mirenjohes te shtetit Serbe.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fatosi-kosove

                            Per ata qe e mbajne mend kohen kur u themelua LDK-ja ishte vertet nje levizje popullore qe arriti ti grumbulloj shumicen e shqiptareve,ate kohe te qenit ne LDK ishte nje shaiptar me pak proserb,edhe pse me keqardhje duhet ta themi se kishte mjaft qe vazhduan sherbimin ndaj serbise dhe luften qe LDK si levizje te shkaterrohet nga mbrenda, ate kohe bashk me Rugoven ishte Agani,Jakup Krasniqi, Ukshin Hoti,Alush Gashi,Kole Berisha,Ismet Rraci,Hydajet Hyseni,Barshyl Qaushi,Aqif Shehu e shum e shum patriot te shquar te cilet quditrisht u zhduken dhe dal e ngadal u zevendzsuan me ish supovca dhe serbosllav ku sidomos gjat viteve 97/99 filluanbta quajne LDK-n si Lidhja Komuniste e Kosoves, e ku padyshim nje nga ata komunistat serbosllav ishte edhe vjosa osmani e cila arriti te bahet edhe presednike fale perkrahjes ne heshtje te udbasheve serbosllav qe tashme ishin kamofluar nen siglen VV, tash kur serbosllavet kan marre pushtetin i jan kthyer vesit te vjeter duke akuzuar njani tjetrin si tradhetar apo si serbosllav e qe ne fakt kane te njejtin qellim,rikthimin e plote serbosllav mbi kosove, dhe vetem lufta se kush do jet i pari i ndane prandaj duan ta hane njani tjetrin,sa me shpejt me mire per kosoven dhe sjqiptaret.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje