“Ia kemi adresuar ndërkombëtarëve”- Ministri serb: Disa nga masat për serbët në Kosovë do të nisin të zbatohen në nëntor

15 Shtator 2024, 13:42Rajoni TEMA
“Ia kemi adresuar ndërkombëtarëve”- Ministri serb:

Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviç tha se disa nga masat e miratuara nga Qeveria serbe më 14 shtator, që synojnë të ndihmojnë serbët në Kosovë, do të nisin të zbatohen në fillim të nëntorit.

“Ne kemi kërkesa të qarta që ia kemi adresuar komunitetit ndërkombëtar, të cilat janë të bazuara dhe të shpjeguara, që kërkojnë kthimin në ‘status quo-në’, para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të prishte dhe të rrëzonte Marrëveshjen e Brukselit duke zbatuar masat e tij të njëanshme”, tha ai, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).


Tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë vijnë pasi autoritetet në Kosovë javëve të fundit kanë mbyllur disa institucione paralele serbe, të cilat i konsiderojnë jokushtetuese dhe të paligjshme.

Beogradi i ka cilësuar këto veprime si “akte kriminale” që synojnë “dëbimin e serbëve”.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kritikuar veprimet e Kosovës për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe më 30 gusht, duke i cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Qeveria e Kosovës vlerëson se me veprimet e veta vetëm po synon të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e shtetit.

Paketa e masave, që Qeveria serbe miratoi më 14 shtator ka dimension politikë e juridik, por edhe socio-ekonomik, tha Staroviç, duke shtuar se një sërë departamentesh kanë pranuar detyra të qarta me masa konkrete që përfshin paketa socio-ekonomike.

Ai tha se paketa përfshin 20.000 dinarë ndihmë (rreth 170 euro) për 5.000 persona, familje në Kosovë në kushte të rënda ekonomike, dhe 60.000 dinarë (rreth 500 euro) për 300 persona të papunë.

Ai tha se të gjithë nxënësit serbë në Kosovë do të pranojnë tekste shkollore pa pagesë dhe do t’u jepen edhe gjëra ushqimore.

“Ne po ndërtojmë dy çerdhe të reja në Kosovë, po rindërtojmë dhe po rregullojmë një sërë çerdhesh, salla sportesh, disa fusha të sportit dhe kjo nuk është e tëra”, tha Staroviç.

Sipas tij, disa nga masat do të nisin të zbatohen në fillim të nëntorit, disa në dhjetor, ndërsa disa të tjera do të duhet të presin deri më 1 janar 2025.

Staroviç tha se paketa e masave përfshin edhe punësimin e 100 punëtorëve shëndetësorë, investime shtesë në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë të Veriut dhe subvencione për bizneset e vogla dhe të mesme dhe për fermerët.

3 Komente

  1. N
    Nje menje e ftohte na thote......

    Asnje mase nuk do mundet te zbatoje Serbia ndaj Kosoves per aq gjate sa do jete ne pushtet lexhenda dardane Kurti me hordhite e tij te VV. Ai do te fitoje perseri zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove. Nderkohe qe deri ne 2030 do integron Shqiperine ne BE, Kurti do integron Kosoven ne Serbi, me paqe. E mira eshte se deri ne 2030 edhe Serbia do integrohet ne BE. Pra situata do jete win-win per shpitaret kendej e andej kufirit. Ceshtja eshte se nese BE desintegrohet para ose pas 2030, atehere shqiptaret ne Ballkan do humbin me se shumti sepse do jene te coptuar ne disa shtete, vec Shqiperise. Kjo do jete fatale, te gjithe do jemi pishman pse nuk eliminuam politikisht ne 2025 Kurtin dhe qelbesirat e tij ne Kosove, Maqedoni, Malin e Zi dhe Presheve. Atehere do te jete vone.

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Me masat e marra qeveria kosovare ka arritur te forcoje kontrollin e territorit te shtetit te saj. E perse u dashka qe brenda territorit kosovar te kryhet per serbet me banim ne Kosove pagesa me dinare , kur pjesa tjeter e popullit paguhet me euro. Persa i perket institucioneve paralele shteterore serbe ne territorin kosovar, cila eshte aresyeja qe keto institucione te ushtrojne veprimtarine e tyre ne Kosove, kur kete funksion e kryejne me se miri bankat dhe institucionet shteterore kosovare. Egzistenca e kytyre institucioneve shteterore serbe ne territorin kosovar do te dobesonte shtetin e Kosoves, per shkak te veprimtarise se tyre te kontrolluar nga shteti serb, I cili eshte I prirur per te sabotuar qeverine kosovare.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rakipi

        keta pederaste serbe flasin sikur do te ndertojne ne shtepi te tyre. Mitrovica eshte nje dhe e Kosoves. Albini ketu ka te dreje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje