Një ditë pasi prezantoi planin e tij me 7 pika për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nënshkruar vendimin për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Gjatë një ceremonia të gradimit të oficerëve të rinj të forcave të armatosura, lideri serb u shpreh se shërbimi i rregullt ushtarak do të jetë për një periudhë 75 ditore, teksa deklaroi se ka besim se edhe qeveria do ta miratojë këtë nismë.
“Dua të besoj se të gjithë e kuptojnë se sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, dëshira jonë është të pengojmë këdo në na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, tha Vuçiç.
Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviç tha se qeveria serbe është e gati për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.
Ia paska dhene urdherin Putini ketij, Si duket e konsideron klimen e duhur per te filluar nje lufte ballkanike /luften e trete boterore? Edhe Kurti I ka dhene nje dote te mire keto vite Tani te rinjte serbe nese nuk iu eshte shpelare trurin deri ne piken ku nuk ka kthim prapa do fillojne te ikin nga vendi
Shume shpejt kete foto do ta bejme edhe ne Prishtinen e cliruar nga sundimi i Al Bin Kurt Pashes.
Me vjen per te qeshur kur duam te krahasohemi si shtet me Serbine. Vite drite larg jemi.