Inteligjenca amerikane: Ndikimi destabilizues i Rusisë në Ballkan nuk ka ndryshuar

13 Mars 2026, 08:30Rajoni TEMA
Inteligjenca amerikane: Ndikimi destabilizues i Rusisë në Ballkan nuk

Vlerësimet e fundit të inteligjencës amerikane tregojnë se ndikimi destabilizues i Rusisë në Ballkanin Perëndimor mbetet i pandryshuar, një zhvillim që sipas ligjvënësve amerikanë duhet të merret seriozisht në çdo vendim për praninë ushtarake të SHBA-ve në rajon.

Në një letër drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, një grup senatorësh dhe kongresmenësh theksojnë se ulja e mundshme e trupave amerikane në Kosovë mund të krijojë hapësirë për rritjen e aktivitetit rus.

Sipas tyre, informacionet e fundit të inteligjencës tregojnë se Moska vazhdon të kërkojë të shfrytëzojë tensionet politike dhe etnike në Ballkan.

“Duke qenë se inteligjenca e fundit tregon se nuk ka ndryshim në ndikimin keqdashës rus në rajon, ne nuk duhet të reduktojmë trupat amerikane dhe të krijojmë hapësirë shtesë për aktivitet rus”, thuhet në dokument.

Ligjvënësit theksojnë se misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka qenë një faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit që nga viti 1999 dhe për parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Kontributi amerikan konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm për kapacitetin parandalues të këtij misioni.

Sipas tyre, çdo reduktim i pranisë ushtarake të SHBA-ve mund të dobësojë rolin e KFOR-it si faktor stabilizues në rajon, në një moment kur tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë dhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka bërë pak progres.

Letra paralajmëron gjithashtu se Rusia ka kërkuar vazhdimisht të shfrytëzojë ndarjet në Ballkan për të dobësuar mbështetjen e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në rajon, ndërsa një tërheqje e mundshme e SHBA-ve mund të inkurajojë aktorë destabilizues dhe të rrisë rrezikun e krizave politike apo të sigurisë.

Në fund të letrës, ligjvënësit kërkojnë që Departamenti i Shtetit të sqarojë vlerësimin e tij për implikimet e mundshme të një reduktimi të trupave dhe të koordinohet ngushtë me Kongresin përpara çdo vendimi që mund të ketë pasoja gjeopolitike për Ballkanin.

Letra është firmosur nga: Michael R. Turner, Jeanne Shaheen, Brendan F. Boyle, Charles Grassley, Gregory W. Meeks, Thom Tillis, Rick Larsen, Roger Wicker, Ann Wagner, Chris Van Hollen, Joni Ernst dhe Peter Welch.

4 Komente

  1. R
    Rusine ne Tirane e perfaqeson Tabaku miliarderja

    Bravo Amerika. Eshte koha qe pervec Saliut, te futen ne listen e bashkepuntoreve pa firma qe perhapin influeca lindore ne Ballkan edhe disa femra te korruptuara te llojit te Jorida Tabakut qe ne kohen e Biden shkonin cdo jave ne Usa.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ah sikur eksportohej Saliun e Liken ne Londer e Be

      Destabilizim se pari propagandohet nga Tv Syri ku pastrohrn para te piste, por edhe News 24 qe ben evazion fiskal. Pra Saliu dhe Likja, qe jane pronare te ketyre televizioneve, nuk jane as pro BE e as pro Usa, pale pastaj por Shqiperise.

      Përgjigjjuni
    2. p
      plaku i rrjedhur portokalli

      no shit Sherlock

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhimbnia e madhe POPULLL

        MJERE NE...CEJEOJME.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje