
Në kujtim të Dr. Bujar Bukoshit
Me Dr. Bujarin kemi kaluar gjashtë vjet të gjata në ekzil - vite pune, sfidash e idealizmi.
Ishte njeri i rrallë: i ditur e i butë, i fjalës e i besës, stoik në karakter e i drejtë si pak kush.
I pajisur me një ndjenjë të thellë për çdo fushë të jetës publike, edhe pse vinte nga mjekësia, ai e ndiente shtetin si organizëm të gjallë, që duhej shëruar me maturi, moral dhe vetëflijim.
Fatkeqësisht, ai besonte shumë, shpesh deri në naivitet, dhe zemrën e tij të bardhë ia lanë në duar njerëz që nuk e meritonin.
E keqpërdorën mirësinë e tij, pa ia kuptuar as thellësinë, as pasionin.
Por ai nuk u lig, sepse besonte më shumë te nderi sesa te rezultati.
Lamtumirë, mik i mirë, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshi dhe i shërbeu pa kursim.
Sa shpejt harrohen bënat e këtij palle.Ky me pasurinë e kosovarëve në emigrim krijoi të ashtëquajurën FARK.Dhe i kthehu në vitin e mbrapshtë 97 shqiptarët kunder shqiptarëve.Rrojti shumë plehra të kishte vdekur më parë