Memli Krasniqi:Dr. Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme në periudha kyçe të historisë sonë

10 Qershor 2025, 12:21Rajoni TEMA
Memli Krasniqi:Dr. Bukoshi ka qenë një figurë e

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bukoshi, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit.
Dr. Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme në periudha kyçe të historisë sonë - si Kryeministër në ekzil gjatë viteve ’90 dhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

3 Komente

  1. J
    Jimi

    Ne mos gabofsha, ky eshte ai qe organizoi FARK-un dhe qe ju kundervu luftes se UCK-s per clirimin e Kosoves dhe per kete duhet te marri meritat!? Ndersa komandanti i UCK-s Hashim Thaci i cili ishte ne balle te luftes kunder serbeve mori burgun ne Hage !? Hashim Thacit i cili ishte ne balle te luftes kunder serbeve, jo vetem qe nuk ju njohen meritat per clirimin e Kosoves, por nuk mjaftuan etiketimet si marksist, enverist dhe pikerisht per keto duhej futur ne burg !? Politikanet shqiptare jane shum konformiste ! Gjerat duhen thene me gojen plote : Bukoshi nuk ishte gje tjeter vec'se nje renegat, nje "ballist" qe vetem me clirimtaret e Kosoves nuk bashkpunoi, ndersa me gjithe te tjeret, deri edhe me serbet bashkpunoi.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Nuk mund te flas per kontributin ne Kosove, por per Shqiperine mendoj qe ka qene burre i keq, niveli Saliut, sidomos ne mbeshtetjen me kamikaze te armatosur qe i dha Berishes ne vitet '90.

      Përgjigjjuni
    2. E
      E bardha eshte e bardhe dhe e zeza eshte e zeze!

      Dhe nje nga destabilizuesit kryesore te Shqiperise, me milicet e tij ne grushtin e shtetit te 97. Shperdorues i fondeve te diaspores dhe armik i UCK. Turp per PDK qe nuk thote te verteten!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje