Lista Serbe: Vizita e Kurtit në veri “lojë e lirë politike” për të fshehur dështimin e 29-të

9 Qershor 2025, 16:56Rajoni TEMA
Lista Serbe: Vizita e Kurtit në veri “lojë e lirë

Lista Serbe ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Mitrovicën e Veriut, duke e quajtur përpjekje “për të fshehur dështimet me lojëra të lira politike” që, sipas tyre, synon të devijojë vëmendjen nga ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo vizitë e papritur përfaqëson një tjetër përpjekje për të larguar vëmendjen nga fakti se edhe pas disa muajsh ai nuk ka arritur të formojë kuvendin në Prishtinë dhe as të përmirësojë pozitën e popullit të tij”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Lista Serbe gjithashtu ka kritikuar atë që e cilëson “praktikë e përsëritur e tensionimit të situatës në veriun e Kosovës” nga ana e ekzekutivit kosovar, përmes “sulmeve ndaj serbëve, institucioneve të Serbisë, arrestimeve dhe bastisjeve” në veri të Kosovës.

E përmes së njëjtës deklaratë, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë ndaj asaj që e konsiderojnë “qasje të rrezikshme” të Qeverisë së Kosovës dhe të mbrojnë të drejtat e serbëve në Kosovë.

 

 

3 Komente

  1. K
    Kerti asht n'hall t'modh...

    O milet, a asht i martuem Kurti? Nese po, si mundet gruaja me jetue me nji lexhende si ai? Kjo asht e pamundun. Nese asht beqar, asnji femret mos i rehet menja te bashkohet me nji mashkull te tille, nje klon te kriminelit Sali Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Kryebudallai i budallenjve te Europes

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vasil Barjami

        Genti i bythës, si Saliu i xhunglës tok me omer abazin na përcjellin "lajme senzacionale" se çfar tha një parti politike që përfaqëson nëntë fshatra minoritarësh, kolon të ngulitur në dardani pas pushtimit më 1912. Meqë marrin lekun nga beligradi, e kanë obligim. Por të analizojm, pse mediat kosovare nuk çajn kokën për pbdnj'ën e dulës!? Sepse nuk paguhen nga qarqet greke postzerviste. Do ishim me fat të kishim albinin në vënd të edvin pederastit. Ksaj pune i thonë: hidhërohu në shalë (samar), dhe silli gomarit. Gomari ynë me mushkën e quajtur armand duka e dyfishojn pasurinë e tyre vit pas viti, kurse ne i duartrokasim ata.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje