Për të 29-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca pritet të nis në orën 11:00.
Në seancën e 7 qershorit ashtu si ato të parat nuk pati kuorum për formimin e komisionit për zhvillimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, teksa Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut.
Në këtë seancë, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit mori vetëm 48 deputetë, kundër ishte vetëm 1 deputet ndërsa abstenime nuk pati.
Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit, nga të hapur në të fshehtë, është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.
Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota.
Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Keta s dijen te bejne sport e ngaterrojne me lufte, te dijne te bejne politiken keta dermanet. Kosova ka nevoje ta marri ne patronazh komuniteti nderkombetar nja 30 vjet sa te behen rob