Pse administrata Trump s’e ka prioritet caktimin e ambasadorit të ri në Kosovë?

7 Qershor 2025, 21:40Rajoni TEMA
Pse administrata Trump s’e ka prioritet caktimin e ambasadorit të ri

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur pozita e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë është vakante.

Administrata e Donald Trump nuk e ka caktuar ende përfaqësuesin e saj të ri në Prishtinë – një vonesë e pazakontë, përveç rastit kur Departamentit Amerikan të Shtetit i janë dashur tetë muaj për të zëvendësuar Christopher Dell me Tracey Ann Jacobson.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, SHBA-ja ka emëruar gjashtë ambasadorë në vend, dhe procesi i emërimit ka zgjatur mesatarisht katër muaj.

Albanian Post për këtë çështje ka kontaktuar Departamentin Amerikan të Shtetit në prill të këtij viti, por që nga ajo kohë e deri më sot nuk ka pranuar një përgjigje.

Ndryshe nga Kosova, Administrata Trump ka zgjedhur pasuesin e Christopher Hill. Trump në mars të këtij viti bëri të ditur se e ka emëruar Mark Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Por, çfarë do të thotë kjo situatë për Kosovën?

Për analistin politik, Petrit Zogaj, ka tre mënyra për të lexuar këtë situatë.

“E para, e gjithë procedura për emërimet e reja në Departament të Shtetit, e që vijnë direkt nga Presidenti amerikan, më pas me konfirmim të Senatit, është e gjitha çështje formale dhe se nuk tregohet ndonjë rëndësi në renditje të tyre. E dyta, ekziston mundësia që shtetet pritëse, kanë organizuar një lobim paraprak që procedura e emërimit dhe të konfirmimit të ambasadorit amerikan të jetë më e shpejt”, shpjegon ai për Albanian Post

“E treta, shteti amerikanë, në bazë të një analize të mirëmenduar për orientimin strategjik në politikën e jashtme, të ketë prioritete specifike dhe shpejtësi të ndryshme për shtete të ndryshme për caktimin e ambasadorëve”, shton ai.

Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, Zogaj beson se kombinohen këto dy të fundit.

Emërimi i ambasadorit amerikan në Serbi, sipas Zogajt, vjen si rezultati i një ndryshimi në politikën e jashtme amerikane dhe bashkërendimi i tij me një lobim të Serbisë gjithnjë në rritje në 10 vjetët e fundit.

“Diçka që është gati e kundërta me atë që ka bërë Kosovë, sidomos në 5 vjetët e fundit”, potencon Zogaj.

Kosova, në vlerësimin e tij, ka dëmtuar gati në pa kthim raportin me SHBA-të gjatë Administratës së Joe Biden.

“Mungesa e besimit, premtimet e thyera të Qeverisë së Kosovës, që SHBA-ja nuk do të befasohet me veprimet e saj në Veri, pastaj neglizhimi i dialogut, ka bërë që administrata Biden të hiqte dorë pothuajse në tërësi nga komunikimi me Prishtinën”.

Ndërkohë tash me Administratën Trump, sipas Zogajt, Kosovës i duhet shumë energji që ta kthejë këtë besim të humbur.

“Presidenti Trump nuk do ta ketë as energjinë e as durimin që të merret me teket e Prishtinës për çështjet e brendshme e as për ato të jashtme. Ne këtë kuptim, nuk do të befasohesha aspak nëse SHBA-ja nuk do ta ketë fare prioritet caktimin e ambasadorit të saj në Kosovë edhe për një periudhë kohore”.

Se fokusi i SHBA-ve, sidomos i Administratës së Trumpit, nuk do të jetë më në Ballkan e ka konfirmuar edhe ish-Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Reeker.

Sipas tij, SHBA-të nuk do të angazhohen në Ballkanin Perëndimor si në 30 vjetët e fundit.

“Duhet të kuptohet se kjo është një pikë tranzicioni dhe se SHBA-ja nuk do të angazhohet drejtpërdrejt si në 30 vjetët e fundit”, tha ai gjatë në fjalimi në forumin e  e “Iniciativës Pupin” në Beograd.

Diplomati amerikan vlerësoi se “rajoni e konsideron veten shumë më të rëndësishëm nga se është”.

“Amerika ka qenë e angazhuar në rajon për një kohë të gjatë. Që kur Donald Trump erdhi në pushtet, keni parë politikën ‘Amerika e Para’. Ka shumë sfida globale me të cilat presidenti dhe sekretari i shtetit duhet të përballen”, potencoi ai.

12 Komente

  1. Y
    Ymer patronazhisti i rendomte

    Ngaqe ka prioritet caktimin e Ambasadorit ne Shqiperi o shoku Mero.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim

      Mos i qaj hallin Shqiperise ti. E kupton ca idiotesie eshte konkurrenca qe beni ju Kosovaret me Shqiperine? Nuk je ne ate nivel shoku sepse e ke nisur garen 100 vjet pas. Me vjen shume keq qe ta them por mund te humbesh dhe shtetesine per shkak te budallenjve qe mbizoterojne ne vendin tend. (Me keqardhje per Kosovaret konstruktive dhe zemermire po duket sikur zombit jane bere maxhorance atje)

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardani

        Agim, si ngrenes muti kujdestar, si ngrenes muti, mut te shqiptarve jolondinez nuk pushove kurr se ngreni. Vazhdo mut muti.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Rrace budallai. S e ke vendin ne evrope. Je nga Afrika. Kalofsh bukur

          Përgjigjjuni
    2. N
      Nji ide racionale

      Per Ameriken do ishte me mire qe Kosoven dhe shqiptaret e Maqedonise tia bashkonte Shqiperise. Keshtu do kursente shume miliona per tre ambasada, nderkohe qe ajo e Tiranes asht boll per shqiptaret. BE e lodhur me Kosoven e Kurtit, mund te dakordohet me Ameriken per bashkimin ne nji shtet te shqiptareve. Por kjo do ti prishte pune disi Tiranes per sa i perket bashkimit ne BE sipas parashikimeve te fundit.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rigers

        Nuk jam dakort me mendimin tend shoku. Nderkohe qe ke shume Kosovar racional qe une i simpatizoj shume, pjesa me e madhe mos harro se jane votues te Albin Kurtit. Nje bashkim i tille do permbyste skenen politike Shqiptare ku ne pushtet do vinin populiste te nivelit te ulet pa intelekt (si puna e Albin Kurtit). Per pasoje ne skenen nderkombetare do ishin nje Afrike brenda Europes. Me keqardhje per Kosovaret inteligjente, dhe Shqiptaro-Maqedonasit inteligjente, por keto popuj duhet te bejne reforma arsimore dhe edukative perpara se te bashkohen me Shqiperine, ndryshe mos te duket cudi te perfundojme ne lufte civile me njeri tjetrin.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani

          Jo Rigers grekoshjau sllavoaziatik i qelbur qe komenton ne shqip. Askish nga shqiptaret jo londinez nuk do te bashkohet me kryeministrin me te mire shkja qe ka pas Shqiperia qe nga koha e Nikolla Pasicit. Kush do te bashkohet me nje trume e traumatizuar, dje staliniste te perbetuar e sot kaq internacionalist te qelbur. Shqiptaret londinez vetem pas sepaku 50 viteve do te mund ti heqin traumat e tyre e te fillojne te ndihen shqiptar. Sote stalinistet e djeshem jane duke mbushur barkunne uritur, dhe nuk kane ndjenja tjera.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rigers

            Po cfare thua more zombi. Koqevaret i ke ne turma qe punojne ketu, e vijne te hapin syte ne Tirane e bregdet. Na tregon barku te uritur ti handikapat. Ju jeni gjysma si turq gjysma si serb nga pamja, na shisni e shovinizem, koqe kandari. Prandaj s keni shume shanse per te mbijetuar si shtet sepse budallenjte nuk prodhojne dot elita

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berlin

              Rigers, Elitat e droguara qe plaqkisin popullin sikur me qene kafsh e qe debojne njerzit rrugve tw botes. Per keso Elitash, mos te qofshim fal. Ik se mire te thote, stalinist i fundit i europes, sot qenje e traumatizuar nen tranzicion te ka humb busolla. Sa je ne burg per droge, sa ne Alemire latine e sa ne Dubaj, sa je olaqkites i pronave, sa behsehs greqirje e sa shkaj, italian e gjithcka.. Ik o ushtari i Sudes, qenje e paidentifikuar.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora

                O te pshurrsha bregdetin o Rigers qelbesira. Ate bregdet te plaqkitur nga Elitat drogaxhinje te preferuar nga ti qe uzuepojne e plaqkisin gjithkah munden. Ik o legen, ik plaqkit ndonje prone dikur andej, se na plasi bytha per bregdrtin tuaj te mbushur me kanalizimwmuti e shurre. Hajdut, drogaxhinje, ndrroni emer, fe e identitet oer lek.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lugano

                  Rigers, kembatrizmi nuk eshte shovenizem. Por ti kete e thua sepse ke dal nga shkolla leniniste staliniste per 45 vjet, ende sot sundohesh nga bijte e stalinistve. Prandaj tu kane perzier kabllat e nuk dallon me asgje. Vetem internacionalizmin stalinist e leninist proletar e mban koka yte e e rrahur tash e 75 vite.

                  Përgjigjjuni
          2. R
            Rita

            Kosova ne vitet me perpara kishte lidera me pamje moderne. Edhe vete Kosovaret me gjithe difektet qe dihet se kane para 2020 ngjanin njerez qe i kuptonin ca gjera. Ky qe sundon mire qe ngjan si i dale nga pylli nga komunikimi, por i ka nxitur kosovaret drejt nje konkurrence dhe urrejtje ndaj Shqiperise. Budallenjte kane marre pushtetin andej dhe e ardhmja eshte teper e pasigurt.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje