Haxhiu: Partitë e tjera po e pengojnë me qëllim konstituimin e Kuvendit! I kemi numrat për qeverinë Kurti 3, le të na matin

7 Qershor 2025, 13:54Rajoni TEMA
Haxhiu: Partitë e tjera po e pengojnë me qëllim konstituimin e

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deklaroi se subjekti i saj tashmë i ka siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë Kurti 3.

Ajo ftoi partitë tjera që ta sfidojë Vetëvendosjen në Kuvend, duke theksuar se disa parti që deri tani kanë qenë në opozitë po e pengojnë me qëllim konstituimin e Kuvendit, sepse siç tha ajo, e dinë se  Vetëvendosja e ka shumicën për qeverisje.

Pas dështimit për herë të njëzet e tetë të seancës konstituive që Haxhiu të votohet për kryeparlamentare, ajo tha se janë të hapur që të marrin pjesë në takime të tjera të ftuara nga presidentja e vendit, shkruan KosovaPress.

Haxhiu iu bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të reflektojnë dhe të dalin nga kjo situatë, sepse sipas saj është e pakuptimtë të shkosh në kuvend dhe mos të bësh asgjë.

E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ritheksoi kundërshtimin e subjektit të saj karshi propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovë për një qeveri të tranzicionit.

Krahas kësaj, Haxhiu përmendi deklarimin e deputetit te PDK, Abelard Tahiri se “Qeveria Kurti është më e dëmshme sesa bllokimi i kuvendit”. Sipas saj, kjo e konfirmon se partitë e tjera me qëllim po e pengojnë konstituimin e kuvendit, sepse e dinë që LVV-ja i ka numrat për krijimin e qeverisë së re.

3 Komente

  1. S
    Shkembi

    Partite qe ju akuzoni kane meriten qe po I rrefejne popullit se kush eshte pengusi kryesor I perparimit te Kosoves. I takon shumices te beje hap pas e jo pakices e cila po perdor te vetmen te drejte qe ka ne dore.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Po mir moj e deshtuar 28 her moj e paturp jo qe vetem u bane hor por humbe edhr ate pak ftyre qe kishe, nese i ke votat per qeverine pse si perdor per vete,vota nuk harxhohet kujt i shet moral ti apo orvatesh te shantazhon a,edhe ai avokati pseudoanallist ramabaja ka tre muaj qe ne tv Dukagjin llomotit si ti se te marten ose te ejten do zgjidhet kryetarja, ai bilez edhe permend emra deputetesh si Nait Hasani se e ka siguruar se do voton allbulenen e kur ai e demanton publikisht magar ramabaja e quan genjeshtar,prandaj ju nuk meritoni vota te shqiptareve kurse me votat e proserbeve dhe udbasheve serb tash nuk mund te kaloni, sikur ke harruar se i ke plot 13 vota ma pak se heren e fundit gje qe ti e di fare mir se me 61 vota skeni mundurbte qeverisni as kater viret e kaluara e si do te qeverisni tash me 48-59 vota, ske ftyre andaj lejon kurrcin te te perdore si leter toaleti.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Struga

        Jo moj Haxhike, se pengon kush Kuvendin, s’jane te gjithe Deputetet si zotrote me fsheh mjete piroteknike ne p** dhe me i vene flaken po ati kuvendi. Mos rreni kot, vetefundosja eshte problemi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje