Shërbim ushtarak i detyruar!

5 Qershor 2025, 09:23Rajoni TEMA
Shërbim ushtarak i detyruar!

Kroacia u bë vendi i radhës që shqyrton një nismë ligjore për të rivendosur shërbimin ushtarak të detyruar për të gjithë meshkujt 18-30 vjeç.

Sipas propozimit, shërbimi ushtarak kësaj here do të zgjasë vetëm dy muaj dhe do të jetë një periudhë stërvitjeje dhe trajnimi intensiv.

Ushtarët do të paguhen 1,100 euro në muaj, shumë që, nëse marrim parasysh pagën minimale në Kroaci, 970 euro, është ekuivalenti i një page bruto prej 45 mijë lekësh në Shqipëri.

Kushdo që refuzon të mbajë armë për arsye ndërgjegjeje, do të mund të zgjedhë të stërvitet për dy muaj për emergjenca civile, por me pagë më të ulët.

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm po shihet si zgjidhje në shumë vende të cilat nuk po arrijnë të rekrutojnë mjaftueshëm ushtarë profesionistë.

P.sh repartet ushtarake të Shqipërisë janë aktualisht me forca sa gjysma e kapaciteteve të synuara.

11 Komente

  1. p
    po shallvarePORDHA ramo cfar i pjerdh koka

    apo raMiu gjigand eshte i zen me SHOW n qe ben me KERMEN sb !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Eshte koha qe ne Shqiperi te vijn PATRIOTET si (Avni Rustemi ) NE PUSHTET dhe zhduket kjo FARSE FakePOLITIKE ne Thelb ANTISHQIPTARE

    Përgjigjjuni
    1. T
      TRAPA JANE.

      "Paranoia e Enverit"kane kapur gjithe Europen dhe Ameriken.Lexoni Enverin dhe perpiquni ti hiqni nje presje.Ludta ne prag.Shqiperia me fakt,se do ta mbrojne Greqia me ligjin e luftes.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lithiumi

        ajo nuk eshte paranoja e enverit. eshte paranoja per te kapluar pushtet te sigurte per te ardhmen qe pikenis me territoret, mineralet, pasurine, prodhimet e nentokes etj. shumica i vendosin dhe nje petk religjioz dhe ne rregull jemi. te gjithe te hutuar. luftrat po behen per benefitet e tokes. litiumi eshte e ardhmja. duhen shume minerale. duhet shume territor duhet shume pasuri

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nje mergimtar

        Nuk mund te kuptoj togfjaleshin:Paga do te jete 1100 euro,kur paga me e ulet e Kroacis eshte 970euro,e barabart me 45000l ne Shqiperi?Mendoj qe kemi te bejme me lajthitje aritmetike ,kur kursi i kembimit zyrtar eshte 1euro e baraberte me rreth 99 leke.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Ashtu eshte, por duhet te imagjinosh se cfare kishte ne mendje dhe nuk ishte ne gjendje ta shprehte. Ai ndoshta donte te thonte se sikur te behej e njejta gje ne Shqiperi, paga do te ishte 45k leke. Se cfare ti besh, shkollat shqiptare kane rene ne nivelin me te ulet te mundshem.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Duhet te pyesesh Gazetarin se ç'fare kupton me "Ekuivalente"!!!!

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sefer Daja

            Mendoj se dhe Shqipëria duhet ta vendosë patjetër shërbimin e detyruar ushtarak për të gjithë! Kushdo mashkull mbi 18 vjeç duhet ti bëjë të detyruara 3 muaj shërbim ushtarak! Duhet me DETYRIM!! Nëse nuk e kryen, nuk duhet të paiset me diplomën e gjimnazit( nëse nuk vazhdon arsimin e lartë!) Nëse vazhdon arsimin e lartë, mund të zgjedhë ta bëjë shërbimin e detyruar me 2 ose 3 faza gjatë viteve studentore( psh 1 ose 2 muaj pas çdo viti akademik por jo më pak se 3 muaj!) Mund të bëhet dhe me regjim kazerme( pra 24 orë në repart), ose mund të shihet mundësia për të ndenjur 12 orë në repart dhe nata pranë familjes! Por duhet stërvitje dhe disiplinë, se po rriten breza të pa- disiplinuar që nuk njohin hierarknë në jetë!!!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rei

              Shkrim pa kuptim fare. Pa referenca dhe pa baze. Ngopja e shkruaj kush te mundi.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gruda

                Mashkull dhe femer, se na canë trapin. Meshkujt luftojnë e vdesin kurse femrat tallin topet.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qytetar

                  Nuk disiplinohet nje 18 vjecar me 2 ose3 muaj stervitje. Gate kesaj periudhe me teper do kete konflikte dhe rebelizem se stervitje. Armet ne duart e tyre jane nje kercenim sepse te rritur ne kushte qe kerkesa e llogarise se familjareve eshte minimale dhe vendosja ne kazerme do ju duket sikur dikush ti rrihte perdite dhe kundershtimet e dhuna do jete e pranishme. Tani ne kohen e tik-tokut kur cdo gje qe fluturon hahet dhe jeta e rrjeteve sociale nje parajse e filmuar dhe ti vesh nen rregjim edhe per 1 dite eshte sikur ju more shpirtin imagjinoni 2 muaj. Kjo puna e mobilizimit ushtarak nuk duhej te ishte nderprere kurre por te reduktohej kohezgjatja e sherbimit. Te mesuar pa ndjenjen e kerkeses se llogarise displina do nje kohe te gjate te pranohet pastaj jo cdo gje e nje projekti te nje vendi mund te adaptohet edhe tek te tjeret si tek ne psh ku kjo do kerkonte te tjera specifika pasi dhe menyra e jeteses ndryshon nga nje vend ne tjetrin. Kjo me duket utopi.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mua Rroku

                    Si so bo as I gjo,,,,asigjo s'ka për t'u bo

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje