Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar takimin me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Presidenca ka bërë të ditur se Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, ndërsa në ditët në vijim do të caktohet data e zgjedhjeve.
“Presidentja Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. \
Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në reagimin e presidencës së Kosovës.
Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve: 5, 12 dhe 19 tetorin.
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu tha që pajtohen me datat e propozuara edhe pse preferojnë datat 12 dhe 19 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
U tubuan dhe u pajtuan ta vazhdojne pisllakun,akoma pa i dhane zgjidhje zgjedhjes se organeve qeveritare duan ta caktojne daten per zgjedhje lokale thua se vetem ky problem ka mbetur,sidoçofte laq dijne dhe kaq bajne,osmanka organizon samite nderkombetare per pune te kota pasgaj tregon pushtetin e komandantes pa ushtri ndersa kurrci nga babaj i bokes deklaron se skemi kryetare te kuvendit akoma por kemi qeveri dhe ushtri! Zot ruje kosoven dhe shpetoje nga pispolitikan serbofil.
Po presidentja e Kosoves nuk ka formuar akoma parlamentin qe perfaqeson shtetin, do dekretoje zgjedhjet?! Keto jane çudi ne shekullin qe jetojme. Sa njerez politikane kot ka bota sot! Ku ishim e ku jemi. Si duket demokracia çalon diku qe duhet riparuar sa me shpejteqe politikanet te testohen para se tu jepet e drejta qe te perfaqesojne. Dhe vertete eshte çudi: nje restorant e testo marrjen e nje guzhinjeri, pastaj e pranon, ndersa shteti pranon njerez nga rruga (politikane, deputet) per ta administruar !!!!!!!!