Dështon edhe seanca 27-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

5 Qershor 2025, 13:14Rajoni TEMA
Dështon edhe seanca 27-të e konstituimit të Kuvendit të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe sërish refuzuan, në vazhdimin e seancës konstituive më 4 qershor, që të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Votimi i fshehtë është propozuar në vazhdimin e seancës konstituive më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në disa votime të hapura dështoi që të merrte 61 vota për t’u zgjedhur në këtë post.

Çështja e votimit të fshehtë po kundërshtohet nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë dhe është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Ato vlerësojnë se mënyra se si LVV-ja po tenton që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet përmes votës së fshehtë është jokushtetuese, duke kërkuar nga Gjykata që të marrë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Kjo ishte hera e nëntëmbëdhjetë që deputetët refuzuan votimin e fshehtë për kryeparlametar. Seanca konstituive, që nisi më 15 prill, do të vazhdojë më 7 qershor.

Para nisjes së seancës, avokati Arianit Koci, tha se do të mbyllë dyert e Kuvendit, me qëllim që deputetët të qëndrojnë brenda sallës plenare deri të arrihet një marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit.

Ai pasi ua kërkoi këtë gjë të gjithë deputetëve që hynin në Kuvend, mbylli në mënyrë simbolike dyert e organit ligjvënës duke vendosur një fjongo,

PDK-ja dhe AAK-ja e konsiderojnë Haxhiun figurë përçarëse, duke kërkuar që LVV-ja – fituesja e zgjedhjeve që ka të drejtën ekskluzive të propozojë kandidatin për kryeparlamentar – të ndryshojë emrin.

LVV-ja insiston se Haxhiu e meriton të zgjidhet kryeparlamentare, teksa së voni, kjo parti ka thënë se po pret vendimin e Kushtetueses për këtë çështje.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk do të votojë asnjë të propozuar nga LVV-ja për postin e kryeparlamentarit.

Për ta konstituuar Kuvendin, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri dhe pesë nënkryetarët, për të cilët nevojiten 61 vota.

Vetëm pas zgjedhjes së tyre, organi ligjvënës konsiderohet i konstituuar, dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar kanë bërë thirrje që Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja./REL

18 Komente

  1. Q
    Qesharakë

    Po bëhen qesharakë. Ky Albini po e tregon veten gomar.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nji shans i modh po lind per dardanet

      Bravo opozita e Kosoves. Duroni dhe rreth dy vite, e mandej Usa, BE, Kina, e Rusia do u ndihmo me nji projekt per ta konstitue ne Kosove Kuvendin e pare ne bote ropota humanoid. Keshtu populli dardan do bjen rehat i here e mire, do harron LVV dhe Albin Kurti-Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Geni

        Kjo te jete mesim per Kosovaret qe percmojne Shqiptaret neper internet e nga afer. Me shume probleme se keni ju, s ka asnje shtet tjeter ne Europe. Ne cdo drejtim

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bora

          Geni, kot ben propagand slavogrekr. Populli shqiptar eshte nje, ngado qe te jet. Ketu ka komentues qe shajne pushtetet dhe kjo eshte normale, por shtetet e kombi shqiptar eshte nje. Kete nuk e pranon truri yte grekoshkja-sllavoaziatik.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Geni

            e kupton kuptimi e fjaleve qe thua o budalla? Pse turperon veten kot. Ke portalet e analfabeteve ne Kosove, c kerkon ketu?

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bora

              Gen injorant, E di ti ça dallon shteti nga pushteti? Po ta perserise: shqiptaret jane nje ngado qe te jene. Truri yte grekoshkja nuk ka si ta kuptoj kete. Ngushellime!

              Përgjigjjuni
        2. d
          dori

          Kapeni me shkelma dhe nxirreni nga parlamenti ndyrësirën Kurti këtë përçarës të shqiptarisë....

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liqeni

            Ku jane trimat e Kosoves?!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nga Haga

              Ne Hage jane trimat, i dergoi Usa dhe BE, me urdher te Rusise e Serbise, kuptohet.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirane

                Ti nofka "Haga" je nje greokoshkja i qelbur. Sipas qelbesires tende, USA e BE u komandojkan nga Servia e Rusia. Kjo eshte vetem nje deshire e trurit tend sllavoaziatik.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cimi

                  hahaah e di kuptimin e fjaleve qe thua? Cfare dmth grekoshkja? Eshte si te thuash AustralianoKinez. Vellacko ke portale analfabetesh sa te duash ne Kosove. Mos u turpero ketu

                  Përgjigjjuni
            2. L
              Labeati

              Opozita ne Kosove pergjegjese per mosvotim ligji eshte I qarte

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatosi-kosove

                I nderuari Labeat na trego çfar thot ligji sipas teje pra pasi shqiptaret jo te gjithe e dijne, une psh nga ajo qe kam pare tash e kater muaj e them se fajtor eshte vetvendosja pasi nje her tha ska bashkepunim me hajvana sepse kam minoritetet thoshte,pastaj doli ne media ministri elber krasniqi dhe i tha kurrcit se ja jan kater deputetve te listes serbe te gatshem te votojne siq kan votuar ne ligjet kunder uçk-s ne dakordsim mes kumarices kusari dhe radojqiqit, cili ligj e thot kete i nderuar Labeati qe ti fyen e nenqmon shqiptaret dhe ti joshe minoritetet, per çfar kan luftuar shqiptaret dhe per çfar kemi votuar qe te behet kryetare nje servile e ministra tbijt e tbijat e udbasheve! Ne fund i nderuar sa ma shpejt qe ta kupton ti dhe ata qe kan votuar VV-n se kjo parti eshte duke realizuar qellimet e serbise ma mire do jet ndryshe kur tju del gjumi do e shifni se ujku ju ka ngrane deri tek mushkerite.

                Përgjigjjuni
              2. l
                leon

                Sa të jetë plera Kurti me derrat që ka mbledhur Kosova në gropë do të mbetet...

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjergj Arianiti

                  Kosovokaret turq nuk dine te bejne Shtet... Vari karin popull turko-islamik primitive.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Goni

                    kosova asht nji krahine turku e ngelun ne Ballkan. Asht me tardh keq ku jane katandisur kta njerez te trashe analfabet.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shkupi

                      Grekosgkjau i maskuar pas nofkes "Genti", Vetem grekoshkijet sikur ti jane mbeturina turke dhe sllavoaziatik te sjellurne shekullin 20 ketu ne tokate shqiotare l.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rita

                        Hahaha eshte "Goni" jo "Genti". Edhe per te lexuar keni veshtiresi ju Kosovaret? Se per te folur u morr vesh hahaha

                        Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje