Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se është detyrë e forcave politike që të ulen sa më parë dhe të bien dakord për një datë zgjedhjesh.
Sipas tij, Kosova nuk mund të vazhdojë të qëndrojë pa institucione.
Ndër të tjera, ai ka thënë se krizat politike në një demokraci mund të ndodhin, por është papërgjegjësi e forcave politike nëse ato thellohen dhe zgjasin, duke krijuar kështu kosto për çdo qytetar dhe biznes.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkojë konsultime me partitë e tjera, pasi ka dështuar për 27 herë me radhë të konstituojë Kuvendin.
''Krizat politike në një demokraci mund të ndodhin, por është papërgjegjësi e forcave politike nëse ato thellohen dhe zgjasin, duke krijuar kosto për çdo qytetar dhe biznes.
Pavarësisht të drejtës që ka partia e parë që del nga zgjedhjet për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe për të marrë e para mandatin për formimin e Qeverisë, institucionet e reja që duhet të dalin nga zgjedhjet nuk mund të formohen pa u siguruar shumica parlamentare. Ky është një rregull elementar i sistemit tonë kushtetues, i cili është i ngjashëm me shumicën e sistemeve kushtetuese të demokracive perëndimore.
Pas 27 dështimeve për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, është e qartë se partia e parë ka dështuar të formojë shumicën parlamentare. Rrjedhimisht, ajo duhet ta pranojë këtë dhe të kërkojë konsultime me partitë e tjera për modalitetet kushtetuese të daljes nga kriza politike.
LDK-ja, në mungesë të krijimit të një shumice parlamentare dhe duke e bërë të qartë se, për shkak të rezultatit zgjedhor, do të qëndrojë në opozitë pa u bërë pjesë e asnjë lloj shumice parlamentare, ka propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe kohë të kufizuar. Ky propozim kërkon konsensus nga të gjitha forcat politike, konsensus i cili duket qartë se nuk ekziston.
Rrjedhimisht, është detyrim i forcave politike që të ulen sa më parë dhe të bien dakord për një datë të re zgjedhjesh. Vendi nuk mund të lihet pa institucione. Nëse forcat politike nuk arrijnë të merren vesh për të formuar shumicën parlamentare, atëherë fjalën duhet ta ketë sërish sovrani'', shkruan Hoti.
Kuvendi i Kosovës sërish dështoi të konstituohet në seancën e së enjtes. Ky ishte dështimi i 27-të me radhë.
E kam nje nporosi: Nëse vazhdon të kënaqesh me debate të kota, mund të jesh i kualifikuar për të luftuar me rrëmujaxhinjtë e argumenteve apo manipuluesit e fjalëve, por nuk do të dish kurrë si të jetosh me njerëzit...Cak, cak.
Po ,Republika e Kosoves meriton krijimin e te gjitha institucioneve shteterore per te qen shtet i vertete funksional i respektuar nga e tere bota perparimtare.Fatkeqesisht demagoget ,fekalet e kombit nuk po ndihmojne qe Republika e Kosoves te jete nje shtet ku te egzistojne te gjitha mekanizmat e nje shteti real.Ku qendron e berteta tek demagoget apo tek kokefortesia ,nje veti qe e karakterizon c'do shqiptar.Kjo semundje nuk duhet te percillet deri ketu,ndegjegjesohuni mos mbisni dele bariu se armiku kete e do ,tetallet te perbuxi bare kombintone.Gabimet i dini,korigjoni dhe nderoni emerin e Republikes se Kosoves ,O TE MJERE...
Po fllamur strruga republika e kosoves meriton te kete organe drejtuese dhe eshte obligim ndaj qytetareve sepse per ate pune kan votuar, poashtu pajtohem se sduhet te qeveriset nga fekalet sepse siq e them une tash e 5 vite vetvendosja eshte nje qenef qe ka mbledhur te gjitha fekalet bile edhe ato te "prodhuara" nga serbia e qe mjzrisht i kemi ne pushtet tash e 5-6 vite,andaj ata qe kan sakrifikuar dhe luftuar per krijimin e republikes po kerkojne respektim e jo perdhunim si qenefi me fekale por me vlera kombetare e atdhetare,ubashet sduhet kurre te jen ne qeveri dhe kurre skemi patur me shum se ne kete qenefin me fekale.
Po çbëni kështu more të pa udhë. Latë namin e zi! Kjo tregon se sa e maturuar është politika shqiptare! Turp! Si kalamanj!