Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar, konfirmoi Departamenti amerikan i Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
Ai nuk i komentoi raportimet e mediumit amerikan, Bloomberg, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet t’i bindë vendet e Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar - kryesisht nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela - të cilëve u është hequr statusi i përkohshëm ligjor në SHBA.
Shtetet e Bashkuara, thuhet në përgjigje, nuk i komentojnë detajet e komunikimit diplomatik me shtetet e tjera, në kuadër të strategjisë për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.
“Partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe masiv”, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit, duke shtuar se zbatimi i politikës së migracionit të administratës së presidentit Trump, është një nga prioritetet kryesore të tij.
“Largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim, si dhe dëbimi i imigrantëve të paligjshëm, i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik”, thuhet në përgjigje.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.
“Siç ka thënë sekretari i Shtetit, [Marco] Rubio, ne mbetemi të vendosur në përpjekjet tona për t’i dhënë fund migrimit të paligjshëm dhe masiv dhe për të forcuar sigurinë e kufijve amerikanë. Në këtë drejtim, çdo shtet duhet urgjentisht të pranojë kthimin e shtetasve të vet, që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara”, theksoi Departamenti i Shtetit.
Në disa raste, thuhet po ashtu në përgjigje, mund të bashkëpunohet edhe me vende të tjera për të lehtësuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në SHBA.
Çka raportoi Bloomberg?
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar mediumin Bloomberg News, raportoi më 5 qershor se administrata e presidentit Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.
Po atë ditë, Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse administrata amerikane i ka dërguar edhe asaj një kërkesë të tillë, por nuk mori përgjigje.
Në prill, edhe Wall Street Journal raportoi se Uashingtoni po shqyrton mundësinë e dëbimit të migrantëve në Moldavi, Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit.
REL
Shqiperia ka qene shembullore si kosh plehrash. Ka marre iranianet, afganet, copra sirianesh dhe i eshte kerkuar nga Trump te marre dhe Palestinezet e Gazes.
ejani tek ne ,kemi vend me bollek,jemi te njejt dhe kemi edhe nuse per ju....ejani,qeverive tona nuk u duhen njerz me diploma dhe te menqem sepse te meqmit i palojne ne plehra kurse kta qe jane analfabete dhe din ta bejne vetem punen e te fortit jane ideal per vendin tone...
Perse nuk ia cojne maltes, qipros, andorres , luxemburgut , gjibraltarit apo Islandes sa per te permendur kot ca emra shtetesh te vegjel.Arsyeja eshte e thjeshte , edhe keto jane shtete te vegjel si edhe ne PO dine te qeverisen nga njerez te pergjegjshem dhe jo VASALE, njerez qe bejne gabime edhe ata por mendojne per popullin e tyre qe nuk e shohin PUSHTEITIN si BINGO dhe nuk e shesin shpirtin me qendru edhe 1 ore ne pushtet ,,apo qe paguajne taksat e shqiptareve te varfer per nje foto meTRUMPIN.Megjithate ky popull qe i voton e ka hak mire tu behet e ti vije ketu Jo vec muti i italise por dhe i gjithe botes
Kushdo qe te vije, eshte me i civilizuar se vete shqipot qe jetojne ne plehra dhe cojne bythen perpjete neper sheshe.