Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës, brenda pak muajsh.
Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret serb, teksa tre prej tyre janë shqiptarë ndërsa dy të tjerët serbë.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkruan se këto raste dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim.
“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë”, njofton Kurti.
Po nashkebisedimi i kusarit me radojqiqit ku degjohet fare mir duke ubdakorduar per ligjet kunder uçk-s dhe trafikimit te prokuroreve a jan tradheti dhe spkunazh o allbin, apo ti e perdor kete lajm tashme te ditur per propagande,po ata 700 udbash qe ti i ke angazhuar ne qeveri e presidence a nuk jan spiun!