Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

8 Qershor 2025, 14:08Rajoni TEMA
Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO) të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë, ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se ndonëse Spahiu ka tre vjet që nuk është pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin Banjska – që ka të bëjë me sulmin e një grupi të armatosur serb kundër Policisë së Kosovës në këtë fshat të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Kosova e konsideron këtë sulm terrorist dhe akuzon shtetin e Serbisë për organizimin dhe kryerjen e tij.

“Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar”, ka thënë Koci.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për të marrë më shumë informacione për këtë rast, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Avokati Koci ka pretenduar se ndalimi i Arbnorit është reagim i drejtpërdrejtë i zbulimit të Aleksandar Vllajiqit, i cili është dënuar me pesë vjet burgim nga autoritetet e Kosovës, ditë më parë, pasi e ka pranuar ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

Sipas Kocit, pranimi i fajësisë nga Vllajiq ka vërtetuar se “BIA serbe ka vepruar brenda territorit të Kosovës dhe brenda strukturave të saj të sigurisë”.

Autoritetet serbe kanë ndaluar disa herë shtetas të Kosovës në territorin serb, nën dyshimet për krime lufte. Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare.

6 Komente

  1. L
    Labeati

    A nuk ka rruge tjeter me shku ne Gjermani vec nga Begradi?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koqe koqevar

      Po keta koqevar pretendojne qe jane masakruar nga Serbi dhe nuk i ndahen Serbis

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhetari

        pusho bythqir i kishes greke. Te qifte kina ato buçet qe ke ne shtepi

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardani

        Mut muti, pse me kalu ka Servia. Ka pas rruge tjera, o mut mut pa tru.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Nje bari lazdran dikur moti shkon ne shtepi dhe i thot babait se mi hangri ujku delet,po ka i pate bre bir i thot banai,nga gropat e unkut ja kthen i biri,po ti ja paske quar vet ne goje more bir i thot babai, pra ky ish pilic i paska shkuar vet ne goje dreqit duke e ditur se çfar ka punuar e veqmas pas kercenimit te serbise hapur se do ta arreston ate policin qe kapi per qafe te riun serb ne mitrovice, e pse duhet te kaloje neper serbi more i uruar ku ke rruge sa te duash, kur dihet se tash edhe avokati asht i zanun si roje e deres se kuvendit sdo ket kush te te ndihmone vetem shpresoj se kumarica kusari do ta telefonon radojqiqin dhe te lirohesh.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilyrian

            Si mund ti harrosh ato qe kane bere dhe vazhdone te beje shteti serb dhe aq me teper nga forcat speciale po si mund ta shohesh akoma me qetesi nje polic serb kur e di shume mire se cfare ka bere shteti serb ne kosove, kaq te shkurter e kane kujtesen keta shqiptare...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje