Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar dënime në 180 vite burg për udhëheqësit e UÇK-së.
Ky zhvillim ka hapur debat të madh në Kosovë dhe Shqipëri, me shumë zëra që thonë se po rishkruhet historia e Kosovës.
Në një intervistë për të komentuar këtë moment kemi presidentin Rexhep Meidani që ka kryer detyrën nga viti 1997 deri në 2002, pra gjatë gjithë periudhës së luftës së Kosovës dhe pas saj.
Kristi Gongo: Z. President, a pajtoheni me këtë qëndrim që po ndryshon historia e luftës çlirimtare?
Reixhep Meidani: Në rradhë të parë është një vendim akuze i turpshëm deri në zhgënjim. Ndërsa përsa i përket historisë është e pamundur. Ata mund të tentojnë, mund t’i shërbejnë interesave të ndryshme në Serbi dhe në Rusi, por nuk ndryshon dot narrativën e vërtetë të luftës çlirimtare të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar që dha kontribut të madh për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës për të fituar lirinë.-Pra, ju nuk mendoni se qasja e sotme e Gjykatës Speciale përputhet me mënyrën se si Perëndimi e shihte UÇK-në në vitet e luftës?
Rexhep Meidani: Absolutisht, i gjithë opinioni ndërkombëtar ishte në favor të popullit shqiptar të Kosovës dhe kundër revashinzmit serb.
Rexhep Meidani: U prodhua një situatë e gënjeshtërt, u fillua me një botim të Carla del Ponte e cila ishte prokurorja e përgjithshme e Tribunalit që akuzonte për trafikim organesh gjatë luftës. Kjo kaloi më pas në dosje për Këshillin e Europës. Trysnia vazhdoi deri sa forcat politike në Kosovë ranë dakord të krijohet Gjykata Speciale, e të mos ishte në Kosovë për të mos patur ndikime. Natyrisht unë nuk isha dakord në takime miqësore se s’isha në detyrë.
-Çfarë ju thoshte Hashim Thaçi apo udhëheqësit e tjerë?
Rexhep Meidani: Le ta verifikojnë, meqë e kanë me merak.. që ne të dalim të pastër.
-Kur i dëgjoni akuzat sot dhe mesa i njihni, a besoni që mund të jenë të aftë të kryejnë krime monstruoze?
Rexhep Meidani: Asnjëherë nuk e kam besuar. Ata ishin udhëheqës me emocion, me dëshirë për të çliruar vendin e të gatshëm të sakrifikonin jetët e tyre.
Rexhep Meidani: Nga pikëpamja psikologjike nuk ishte pozitive. Ndiheshe lodhja, zhgënjimi e bënte përjashtim Rexhepi që mbante humorin dhe bënte piktura. Mund të ishin të penduar që kishin dhënë miratimin e një strukture të tillë. Unë personalisht them që vetë Kuvendi i Kosovës, mbasi pastër stërgjatjen e procesit duhet të mendonte të bënte rregullime në legjislacion, ose dhe përfundimin e kësaj gjykate ose ta lërë të jetë strukturë ndërkombëtare por të mos ketë gisht, gishtin e saj në këtë lloj paçavure.
-Se duket sikur e deformon historinë me bekimin e vetë shtetit të Kosovës?
Po pikërisht, kjo është e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë, e është vonë madje./TCH
Gjykata Speciale duhet të fshihet nga faqja e dheut. Kurti luftoi me bomba tymi në Kuvendin e Kosovës që kjo Gjykatë të mos ngrihej. Por Thaçi me shokë, nën trysninë e Solanës, Karla del Pontes dhe të tjerëve e pranuan ngritjen e saj! Ja dhe pasojat. Të njëjtët i kanë bërë presion edhe Kurtit që tê pranojë formimin e asosacionit të komunave serbe në Kosovë, që do të krijonte një republikë serbe nr2, por Albini luftoi fort kundër këtij presioni të ndyrë. Dhe populli i Kosovës, mirënjohës, e zgjodhi përsëri si kryeministër
O PALLOSHE NUK U LA NE DESHIRE ,ISHTE URDHER NGA NDERJOMBETARET,POR QE DO SHKONIN DERI KETU U NDIHMUAN OO NGA SHQIPETARE TE PLOTESONIN AKUZAT,KUNDER UCK ...JA LDK QE NUK VOTOI REZOLUTEN E TREGOI QARTE QE RUGOVA NUK DONTE CLIRIM DHE PAVARESISHT......KESHTU BDODHI EDHE ME SPAKUN,QE U Z VARRIT SE SALIU E ILIRMUTI NUK E VOTONIN NGA FRIKA POR U DETYRUAN DHE TANI PO JU HAN KOKEN...
LDK e tregoj haptas se ka qenë në anën e Serbisë me gjithë kolaboracionistët e sajë që kanë ndihmuar regjimin serb.Rugova udhëtonte me pasaport serbe me Avionet eJAT it ,me bodigardët e paguar nga regjimi serb…..Sali Serbi i njejti ishte ,nuk ka votu asnjë rezolut në mbështetje të Luftës çlirimtare.
E drejta ishte me kurtin, sa kisha dashur te ishte ashtu siq e thua ti i nderuar por realiteti flet krejt ndryshe, kurti edhe para se te krijohej gjykata speciale ishte kunder udheheqesve te uck-s duke akuzuar ata dhe luften per çlirimin e kiqoves ne te njejten gjuhe me serbine dhe grumbulloj rreth veti te gjithe proserbet qe fatkeqesisht ne kosove nuk jan pak,deshmi e ksaj jan munistra e kshilltar qe ai zgjodhi qe njihen si udbash, sa per asociacionin i nderuar kurrci jo qe e ka ndaluar por e ka ngritur dhe fuqiziar aq shul sa edhe vet republika e kisoves ka mbetur nen hijen e saj,ketu do jemi dhe do bindesh edhe ti se siq thot populli çfar pjell macja gjuan minj e jo lepuj, pra vetem nostalgjiket e serbise sot jan krenar me kurrcin, a nuk eshte e mjaftueshme qe sot kosova eshte me shum ne "lufte" kunder shqiperise sesa kunder serbise dhe ska si te jet ndryshe kur ministrat e tij shkojne deshmitar kunder uçk- s ne hage dhe deklarojne se uçk ka ba krime ne kosove e jo serbia bilez kane shkuar deri aty sa mbajne ligjerata edhe ne shkolla si dikur se si uçk paska ba spastrim etnik,mos i nderuar mos sepaku mos reklamohuni ne media si proserb.
Kurti e donte gjykatën kundra UÇK në Kombet e bashkuara se nuk kishte besim nga kjo gjykatë Ai donte të mos dalin më ata…Kurti donte të jetë CARI i Kosovës pa marrë parasysh çmimin , pasojat dhe ja doli ,fatkeqësisht .Atë çka ta bënë i yti sta bënë edhe i huaji.