Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK

12 Shkurt 2026, 19:20Rajoni TEMA
Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Haradinaj thotë se rezultati zgjedhor është një prej tre arsyeve pse u largua nga pozita e kryetarit.

“Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. I kam treguar edhe disa arsye, ua shpjegoj edhe ju. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besim që kam në kuadrin e Aleancës”, ka thënë ai.

Haradinaj ishte përfolur se po mbledh nënshkrimet për të qenë kandidat për president, por një gjë të tillë e ka mohuar.

“Nuk jam kandidat për president të vendit. Nëse në një rrethanë të caktuar deputetët, Parlamenti do të ma kërkonin do ta shqyrtoja, por nuk jam kandidat… ende nuk kemi një qëndrim se si do të veprojmë rreth çështjes së presidentit, do ta shqyrtojmë”, ka deklaruar Haradinaj.

2 Komente

  1. Hakiu

    Ishalla po e hap naj ferm te lopve apo te pulave,se per politik lamush nuk eshte.Largimi nga politika eshte çlirim per Kosoven nga keta komandant debil e te pa ngopshum...

    Përgjigjjuni
    1. s
      sam

      Amon se e shef saliu e i bohet menja havale me dhone doreheqjen

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje