Niko Peleshi uron homologen e tij në Kosovë: Suksese në këtë detyrë të rëndësishme

11 Shkurt 2026, 22:10Rajoni TEMA
Niko Peleshi uron homologen e tij në Kosovë: Suksese në

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Peleshi i ka shprehur asaj suksese në ushtrimin e detyrës së re duke theksuar rëndësin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Urime Albulena Haxhiut për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Suksese në këtë detyrë të rëndësishme dhe një mandat të frytshëm në shërbim të qytetarëve, si edhe forcim të bashkëpunimit vëllazëror mes dy Kuvendeve tone,” shkruan Niko Peleshi.

Lini një Përgjigje