Sot fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit në Gjyqin e Hagës

11 Shkurt 2026, 09:20Rajoni TEMA
Sot fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit në Gjyqin

Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit nis sot fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në ditën e tretë të fazës përfundimtare te procesit më të madh gjyqësor në Hagë, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq do të fillojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse prej orës 9 të mëngjesit.

Në ditën e dytë, më 10 shkurt, Prokuroria e Specializuar përmbylli fjalën e saj, duke pretenduar se Hashim Thaçi i kishte gënjyer disa herë ndërkombëtarët dhe duke shtuar se deklaratat e mbrojtjes duhet të merren me rezerva sa i përket UÇK-së dhe rolin e ish-udhëheqësve të saj.

ZPS ka thënë se ka pranuar, siç pretendon, mbi pesë mijë prova materiale dhe ka intervistuar mbi 130 dëshmitarë. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest ka kërkuar dënimin me burg nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, që në total i bie 180 vjet burgim.

Pas Prokurorisë, fjalën përmbyllëse e kishte mbrojtësi i viktimave. Simon Laws citoi deklarata të dëshmitarëve lidhur me dëmin që pretendohet se kanë pësuar viktimat.

Ai tha se viktimat ishin keqtrajtuar dhe pasojat psikologjike disa prej tyre i vuajnë sot e kësaj dite. Sipas tij, anëtarë të UÇK-së kanë kryer krime, por kjo “nuk e bën atë organizatë kriminale”. Ai tha se pret që në vendimin e trupit gjykues për këtë rast të dëgjohet zëri i viktimave pjesëmarrëse.

Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së, gjatë kësaj dhe javës së ardhshme kanë mundësi që për herë të fundit t'i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën plenare për shkak të gjyqit në Hagë. Seanca e parashikuar të mbahej në orën 12:00, është shtyrë për në orën 17:00 pasi mbrojtja do ta ketë fjalën gjatë gjithë ditës.

Ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Gjykimi ka nisur prej 3 prillit 2023.

4 Komente

  1. U
    U pērpoq tē nxij Shqipērin, pēr tu pajtuar me Beog

    Tē deklarohesh i pafajshēm ( siq bēri Thaçi) ēshtē gabim trashanik pasi asnjē nuk ështē i pērsosur.Përderisa drejtēsia botērore i komunikoj paraqitjen e tijē, ata duhet tē dinin diçka tē rēndomt.Sot Thaçi nuk i duhet mē Kosovës pasi ështē njē politikan i konsumuar dhe me arsim fillor.Do kishte qēnē mir ta kishte shijuar panvarsin e Kosovës nē liri, por fati keq i tij nē pleqēri, dhe ne s'mund tē bējm ndryshim.Tē pajtohesh me burgosjen,me masēn e dēnimit, apo me opinionin negativ mbarkombetar, ēshtē koha e mjsftueshme ose jo pēr t'ja arritur.Shpresojm tē prehet nē Hagē ,kur tē ndroj jetē.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Henk

      Sa mirë e paske mësuar shqipen, o serb..

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmiri

        Henk,ky komentuesi lartë e ka babën serb,por ai nuk e dinë.Për fatë të keqë Serbia kur iku la shumë kopila këtu..

        Përgjigjjuni
    2. K
      Klimax

      Në historinë botërore të 100 viteve të fundit kanë ndodhur konflikte në shumë vende ku minoritete etnike apo të besimeve fetare kanë kërkuar vetadministrim e deri pavarësi të tyre. Megjithatë kur dialogu politik ka kaluar në konflikte të armatosura, në të gjitha rastet këto grupime të armatosura janë klasifikuar si grupe terroriste si p.sh. baskët në Spanjë, katolikët irlandezë në Irlandën e Veriut, kurdët në Turqi, Siri, Iran e Siri, palestinezët në Gaza apo në Bregun Perëndimor, grupimet ushtarake në Kashmir midis Indisë e Pakistanit, etj. Në shumë rajone të tjera me referendume apo ndërhyrje ushtarake si në disa republika të ish Bashkimit Sovjetik, në Qipro etj kanë krijuar shtete të "pavarura", por që nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar. Po UÇK-ja përse bënë përjashtimin? Realiteti është se nuk bënë përjashtimin. NATO bëri një ndërhyrje ushtarake për mbrojtjen e popullsisë shqiptare në Kosovë për të mos u përsëritur një Bosnje të re. U vendos një marrëveshje paqeje dhe kalimin e Kosovës në një proktetorat të Kombeve të Bashkuara me një rezolutë për mbrojtjen dhe administrin e atij territori. Gjykata ndërkombëtare në Hagë ka dënuar me të drejtë për krime lufte shumë ish ushtarakë, grupe paramilitare, politikanë, etj të të gjitha etnive në ish Jugosllavi dhe për këto krime nuk mund të përjashtohen shqiptarët në qoftëse vërtetohet se kanë kryer krime të tilla në një Kosovë ku para lufte kishte një minoritet serb 21,5% dhe sot janë vetëm 1,5%.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje