Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ashpër lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si një deformim të rëndë të realitetit historik.
Përmes një reagimi publik, Majko, i cili drejtonte qeverinë shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1999), theksoi se ky proces po cenohet rëndë nga barazimi i viktimës me agresorin.
Sipas Majkos, drejtësia që po kërkohet në Hagë po shkon përtej individëve, duke goditur vetë bazën e ndërhyrjes perëndimore.
“Procesi fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë veprimeve shtetërore të Serbisë, të cilat janë trajtuar nga e drejta ndërkombëtare si krime lufte,” shkruan ai.
Akuzën më të rëndë ish-kryeministri e rezervon për efektin që ky gjyq po jep te pala serbe. Ai paralajmëron se historia po rishkruhet mbrapsht.
“Ky proces i deformuar në Hagë po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Millosheviç, të akuzuar për krime lufte në Kosovë!”, shprehet Majko.
Reagimi mbyllet me një notë të fortë për atë që mund të pasojë.
“Mbas këtij procesi, mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet t’i paguajë Serbisë!… Turp!”, përfundon reagimi i tij.
Po kjo është e vërteta amnistuar krimet e Serbisë,kjo është gjykatë e kapur nga kriminelët sërb... Prokurorë nazist të shekullit....
Doli dhe MAJKO, qe per te mos u ndier me mbiemrin serb, ben cfaqje, sikurse dhe ajetollahu i surrelit, vec per te fituar popullaritet midis kosovareve
Majko vemja ju po kerkoni drejtesi ne Hage ju nuk jeni ne gjendje te beni drejtesi ne Shqiperi, o Majko plehra.