Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar nga rrëfimi i prokurorëve. Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

10 Shkurt 2026, 09:10Rajoni TEMA
Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar nga

Prokurorja e Gjykatës Speciale kërkoi sot nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. 

Duke komentuar këtë pretencë analisti Baton Haxhiu u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se "Specialija" po e rrënon Kosovën, moralisht, historikisht dhe në mënyrën njerëzore. Ndërsa analisti Mentor Nazarko kujtoi se faktori shqiptar në vitin 2011 refuzoi të bashkohej dhe të padiste akuzat për krime lufte që ishin bërë në atë kohë kundër UÇK-së.

Pjesë nga biseda

Baton Haxhiu: Unë jam tmerruar se çfarë rrëfimi kam dëgjuar sot nga prokurorët, domethënë njerëzit të cilët janë kriminelë dhe vrasës që nuk kanë luftuar për liri, por kanë luftuar për kontroll. Kurrë nuk do ta kishin këtë rrëfim fakti që ata janë te një bote tjetër dhe nuk e çajnë fare kokën se çfarë mendon opinioni publik në Kosovë për luftën edhe për gjëra të tjera. Unë nuk kisha besu kurrë që do të ndodhte, edhe pse gjykimi është politik, ka fillim politik, ka arrestim politik, edhe do të ketë përfundim politik.
Kam pas përplasje, edhe kam thënë nëse ne e bëjmë gjykatën speciale si të tillë, kjo gjykatë po na rrënon moralisht, historikisht, po na rrënon në mënyrë njerëzore.

Mentor Nazarko: Drejtësia e jashtëzakonshme është e ndaluar si rregull, bëhet vetëm në rrethana të veçanta në këtë kuptim.
Dhe së paku në njëfarë mënyre, GJKKO-ja te ne, janë drejtësi speciale, janë drejtësi e posaçme. Është e veçantë që është me afat sepse është drejtësi speciale që shkel parimet e përgjithshme të së drejtës. Për shembull, parimi i mbajtjes në paraburgim pesë vjetësh janë mbajtur këta të UÇK-së. Ky është një mostrum që e ka prodhuar vetë Kosova.
Behgjet Pacolli me të cilën unë nuk punoj më, por kam punuar, ka bërë diçka kundër kësaj. I kërkoi Sali Berishës që të votonte kundër themelimit të kësaj gjykate, që të bënte një tryezë të rrumbullake të faktorit shqiptar, pra, Berisha në krye në tryezë rrumbullake, ku kush ishin gjithë udhëheqësit të opozitës të Shqipërisë, Edi Rama, Ali Ahmeti, Thaçi, e gjithë të tjerë, ta kundërshtonin si komb gjykatën. Gjykata akuzonte UÇK-në që ka bërë krime, që ka shpërndarë drogë, që ka financuar luftën me drogë, që ka bërë trafik organesh. Dhe NATO e ka mbështetur këtë udhëheqësi kriminale. Berisha tha do ta votojmë, ne s'kemi gjë çfarë të fshehim.
Pacolli i kërkoi Thaçit ta padisim Dick Martin si shpifës se ka përdorur një argument të spitalit ushtarak të Beogradit, i cili thoshte nuk mund të bëhet trafik veshkash në kushtet e Shqipërisë nga ajo shpi e verdhë. 
Kosova ka faj edhe për një arsye tjetër se vetë nga 1999 e këtej nuk i hetoi seriozisht krimet e luftës.

12 Komente

  1. M
    Mitrovica bisedimet shkēmbimet tregtare,arrestimet

    I biri Trump i premtoj Vuçiçit pēr plotsimin e dēshirēs sē tij me ndēshkimin e ish UÇK-sē, kjo do bējē qē Presheva,Bujanovci dhe Medvegja tē bēhen me popullsi Sērbe 100%.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Batoni ka wene pro gjykates speciale.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kureshtari

        Po Albini a ishte pro?

        Përgjigjjuni
      2. g
        goshi

        Është një gjykatë naziste,nuk ka bythë të dënoi krimet e kriminelëve sërb dhe dënon ata që mbrojtën vëndin e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Kunder. Dhe jo vetem kaq po mbante edhe akuzat e Thaçit per faktin se ishte kunder.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Kjo gjykate famekeqe eshte krijuar nga vet rusia serbia dhe miqet e tyre kudo neper bote.Aq sa dim ne eshte se: gjykata eshte votuar nga te tre komandantet ne kete proces gjyqesor pos Rexhep Selimi qe tha JO.Por disa nga nderkombetaret te cilet jane paguar nga armiqet shekullor te kombit tone ,i kane tubuar dhe ua kan thene se: ju po te mos e votoni kete gjykate,pasojat jane shume te renda,ne largohemi perfundimisht nga Republika e Kosoves...Komandantet te cilet e votuan ishin brenda nje labirinthi rusoserb-ambasador..Ata ishin te perbetuar te japin edhe jeten e tyre per clirumin e Rpublikes se Kosoves,prandaj edhe vendosen ballelarte te ecin drejt etapave te reja qe do ti dergonte jeta..Batoni ,sikur ka nje fije te ndergjegjes,por me shume i qendron besnik betimit te vet armiqeve,kjo dhe ky grup njerezish jane shume te rrezikshem...Qe ne kete bote xuzare kurr nuk ka patur drejtesi,kete e dim ne shqiptaret me se miri,por edhe qe po tentojme per t'ja ngrene koken njeri tjetrit edhe kjo nuk dyshohet.Armiku te gjitha bemat e veta te zeza qe i ka kryer mbi popullin tone,zedhenesit e kesaj gjykate fashiste ua mveshin clirumtareve...gjykate e inskenuar qe nuk pranon as fakte as prova nga shtate deshmitaret ,te cilet kane qen pjesemarres ne proces...Po zgjidhja ,nderi ruajthae gjakut te derdhur per liri,po shtetesia pavaresia lehjitimiteti i Republikes se Kosoves,cfare rrjedha do ket?.....

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deukal

              E gjithë propaganda e luftës,britmat, gënjeshtrat dhe urrejtja, zakonisht prodhohet nga njerëz që vetë nuk marrin pjesë në luftim. Prandaj, në një moment të tillë, është e domosdoshme që institucionet tona të flasin qartë dhe me përgjegjësi. Duhet të nxirret një rezolutë e qartë dhe e argumentuar, e cila të theksojë se këta burra nuk mund të shpallen fajtorë mbi bazën e akuzave të paqarta, të pabazuara ose të motivuara politikisht. Fajësia nuk mund të ndërtohet mbi perceptime, por vetëm mbi prova të ligjshme dhe procedura të drejta. Nëse vetë akuza është e pabazë, e njëanshme apo e paligjshme, atëherë përgjegjësia bie mbi ata që e kanë ngritur, jo mbi ata që po akuzohen...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sllavo Komunistet Turko Mongole

                Po sikur t’kete prova per ato qe thote prokuroria?!..le t’qetesohemi pak se fundja nese denohet dikush qe ka bere krime nuk do t’thote qe fajin e ka nji popull..pastaj ata vete e votuan ate gjykate..apo jo?..edhe pse “dikush” i paralajmeroi per ate c’ka do t’ndodhte ma vone!!

                Përgjigjjuni
              2. N
                Naimi

                Kosovaret njerëz jomirënjohës.Që ditën e parë të luftë së UÇK ,segmente të cakuara të LDK ishin në anën e Serbis.Pas luftës e gjithë propaganda serbe nëpërmjet njerëzve te sajë u bë ushqim për popullin shqiptar gjysëmanalfabet.Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë ishin ato që i shërbyem Miloseviqit dhe nuk bënë asgjë për dhunën serbe ndaj shqiptarëve,por u bashkuan në krijimine dosjeve kundër çlirimtarëve.Një moment fatal ishte edhe ardhja në pushtet e albin kurtit icili u vu me gjithë qenjen e vetë kundra UÇK ,me qëllim rishkrimin e historis.Liria dhe pavarësia është e Kosovës është vëne në lojë si asnjëherë më parë.Forca të errta në Kosovë që janë shmë në VV dhe LDK po festojnë hapras si fitore të tyre dënimin e çlirimtarëve….

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fieraku

                  @@Naimi ke plotesishte te Drejte...kame njehur nje "Kosovare" ne Gjermani..qe nuk Harronte te thoshte se "Sherrin me serbine na e beri" UCK-ja..sepse ishim mire me te... Kur pyeta nje shoke te Kosoves:Cili eshte ky tipi??Babai i ketij me tha ka qene Gjykates ne Prishtine?????????????Segmente te LDK.s filuan te benin Dosjet...kunder UCK-s....

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Messerschmitt

                  si gjithmone shqiptaret flasin pas pilafit kur ju vjen grushti kokes athere kujtohen e flasin ebjn sikur u dhem cdo gje, politikat e politikanet shqiptar kan 6 vjet qe vedem shofin e degjon....

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hakiu

                    Derisa serbia ka baton haxhiun njeriun kryesor ne mediat shqiptare,kombit Shqiptar kurr nuk ka me ju heq zullumi.Ky tip baton haxhiu,manipulon faktet,siq thote ai "narrativen",i shperlan trurin shqiptarve me shume sukses ne Shqipni sesa ne Kosove,ben gjyqin,te sulmon dhe rren sipas shkolles serbe(rrena per serb eshte nder dhe krenari kombetare),njeri i pazareve te pista,shites i interesave kombetare,i shituri dhe i bleri nga serbia.Injorone kete tip,harrone kete pis,ky ka gen te dyshimt nuk eshte shqiptar,veprimet dhe aktiviteti i tije anti Kosove dhe anti shqiptarizmi i tij eshte i hapte dhe pa turp mbulohet "narrativa" e tij ne mediat shqiptare...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje