Gjyqi në Hagë për 4 ish-krerët e UÇK-së, Balla: E njëjta prokurori kërkoi dënime të ulëta për xhelatët

10 Shkurt 2026, 10:45Rajoni TEMA
Gjyqi në Hagë për 4 ish-krerët e UÇK-së, Balla:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një tjetër reagim në lidhje me dënimin që u kërkua ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Balla shkruan se ironia qëndron në faktin që po kjo prokurori vite më parë ka kërkuar dënime më të ulëta për xhelatët pushtues.

Po ashtu Balla u bën thirrje të gjithëve për të qenë në protestën e 17 shkurtit në Prishtinë.

Mirëmëngjes mbi kombin shqiptar është zbrazur dje në Hagë një akuzë e turpshme e mbushur fund e krye me trillime, me qëlimin e vetëm baltosjen e luftës çlirimtare të UÇK. Ironia është se e njëjta prokurori ka kërkuar vite më parë dënime shumë më të ulta për xhelatët pushtues, përgjegjës për 12 mijë bij e bija nënash të cilëve ju grabit jeta, për 20 mijë gra dhe vajza që u përdhunuan, për 1600 persona të tjerë të vdekur e të pakallur, ose si i thonë në gjuhën burokratike të Hagës, rezultojnë të zhdukur.

Prandaj mos mungoni më 17 Shkurt në Prishtinë! Të gjithë duhet të jemi aty.

2 Komente

  1. Q
    Qesharake

    Taulant Balla, ky patriot i madh.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tironsi

      me patriot se zorra serbit eshte.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje