Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes

11 Shkurt 2026, 20:45Rajoni TEMA
Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re,

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dhënë Albin Kurtit mandatin për formimin e qeverisë së re. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Osmani i uron Kurtit suksese në qeverinë e re. 

Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.  Ju priftë e mbara!”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.

Sot në mbrëmje pritet të mbahet një tjetër seancë në Kuvendin e Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Kuvendi është konstitutar të mërkurën në një seancë në të cilën Albulena Haxhiu është zgjedhur kryeparlamentare. 

3 Komente

  1. K
    Kimeti

    Kurti III - e treta e verteta.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasta la vista

      Duhen zgjedhje te reja, derisa te fitoj opozita e deshperuar dhe e pareformuar.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labeati

        Suksese ne zhvillimin e perparimin e Kosoves

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje