Është konstituar Kuvendi i Kosovës.
Seanca u drejtua nga Avni Dehari si deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga Fatma Tuci si deputetja më e re në moshë.
Rendi i ditës së kësaj seance është miratuar të martën. Nisi me formimin e komisionit për verifikimin e mandateve dhe vazhdoi me betimin e deputetëve. Fjalën e betimit e lexoi kryetari i seancës, ndërsa deputetët e pranishëm përsëritën pas tij: “Betohem”. Pas leximit, të gjithë deputetët nënshkruan personalisht deklaratën e betimit.
Në sallë janë të pranishëm 118 deputetë. Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenuan. LDK, PDK dhe Lista Serbe votuan kundër. Abstenoi AAK-ja.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në fjalën e saj të parë pas zgjedhjes tha se detyra e deputetëve është tu shërbejnë qytetarëve.
“Pavarësisht se dallimet tona janë reale, qëllimet janë të përbashkëta”, u shpreh ajo.
“Ju ftoj që debatet t’i zhvillojmë me argumente, nuk është e nevojshme të mendojmë njësoj, por është e rëndësishme të punojmë për një qëllim. Sot këtu vijmë pasi gjatë tërë ditës kishim seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka kryer krime në vendin tonë. Ato krime janë kryer nga Serbia që asnjëherë nuk u dënuan. Ne presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejt në vendin e tyre dhe familjet e tyre”, tha kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës.
Në vijim të seancës u zgjodhën edhe 5 nënkryetarët e Kuvendit të Kopsovës.
LVV propozoi Ardian Golën, PDK Vlora Çitakun, LDK Kujtim Shalën, Lista Serbe Sllavko Simiq dhe Grupi Multietnik Emilia Rexhepin.
Të gjithë emrat u konfirmuan me me 104 vota për, 3 kundër dhe 6 abstenime.
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se i takon partisë fituese- të sigurojë votat për formimin e institucioneve dhe të mos vazhdojë me bllokada si vitin e kaluar. Ai paralajmëroi se LDK-ja nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike mes partive.
“Asnjëherë nuk i kemi lidhur vendimet tona me emra të përveçëm; krejt çka kemi thënë është se pa marrëveshje politike ne nuk votojmë asnjë kandidat”, tha Zemaj para nisjes së seancës konstituive.
Ma ne fund kurrci emroj allbulen haxhiun presednike, edhe millosheviqi dikur kshtu bante,véndoste her rrahman morinen her rada trajkoviqin, pas magjupit dimal basha i erdhi radha perqareses me te ndyre te emerohet presednike dhe si vie turp ku plot 84 her deshtoj te bahet presednike,tash coftina avni dehari e kreu marren e vet me turpin me te madh qe njzeiu normal mund ta ban,kjo e deshmon se kosova edhe nje hap i ofrohet serbise.
Kush merr vota me shume meriton te zgjidhet
Po Labeati ashtu eshte por si ndihesh ti si shqiotar kur edhe dimal basha qe uçk-n e ka quajtur organizate terroriste e shqiptaret fundamentalist musliman, ka marre vota,une nuk besoj se te gjitha votat i ka te qytetareve serb por na thuaj ti ata qe kan votuar qiftin e tij e duan kosoven apo serbine? Une personalisht e dij pergjigjen por ama na thuj ti i nderuar.
Albini është krijesa më antishqiptare e Kosovës.Vetëm shiqoni ministrat e tijë,shmica në shërbim të shkieve.