Çitaku: Vetëvendosje po e pengon konstituimin e kuvendit, presidentja duhet të marrë rol më aktiv

15 Qershor 2025, 16:33Rajoni TEMA
Çitaku: Vetëvendosje po e pengon konstituimin e kuvendit,

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po mban të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një “pengmarrje klasike” të institucioneve.

“Të them të drejtën, kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një pengmarrje klasike,” u shpreh Çitaku, duke shtuar se PDK ka ofruar alternativë, edhe pse nuk ka asnjë detyrim për të votuar kandidatin e Vetëvendosjes pa shumicë parlamentare.

Ajo theksoi se PDK nuk do të votojë “nën diktat”, duke refuzuar çdo imponim politik pa marrëveshje paraprake. “Nuk mund të votohet një kryetar Kuvendi nën diktat pa marrëveshje politike. Kjo është plotësisht e paprecedent, është pengmarrje. Kjo është sikur unë të vij me ju te kutia e votimit dhe t’ju tregoj kë të votoni,” deklaroi ajo.

Çitaku bëri thirrje për reflektim nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, por njëkohësisht kërkoi edhe ndërhyrje më aktive nga presidentja Vjosa Osmani.

“Zgjidhja e vetme është që LVV të reflektojë. Mirëpo, në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe presidentes që të marrë një rol më aktiv, sepse në kuadër të kompetencave të saj është edhe mbarëvajtja dhe funksionimi demokratik i institucioneve,” përfundoi ajo.

3 Komente

  1. L
    LDK ka propozue zgjidhjen e mundshme

    Vlora e nderuar, a e ke harue qe Osmani exhte vegel qorre e Kurtit? Ajo na e sull Kurtin ne pushtet, e tash i ka ra pishmon. Por pa vlere!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Ndoshta osmanka i ka ra pishman siq thot nje lexues ketu por une dyshaoj,nga ajo qe shifet osmanka po luan mir lojen politike ndoshta e keshilluar edhe nga vet kurrci duke u ba se kinse nuk nderhyn ne punet e kuvéndit sepse e din fare mir se po tmos ishte kurrci me Vetvendosjen dhe listen serbe ajo sot sdo ishte presednike,ajo veq ka filluar te gjej argat edhe per nje mandat sepse kete e do shum edhe llajqaku me vuqiqin e per tu ba ajo preszdnike duhet patjeter tja ban votat kurrcit per allbulenen dhe vet kurrcin kryeminister,zonja Çitaku e di fare mir kete andaj ti kerkoje zgjidhje asaj ashte humbje kohe pasi ajo as qe guxob te merr fryme pa lejen e peci specit dhe gervalles,kete e do edhe vuqiqi shum.

        Lini një Përgjigje