Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor 2025, 14:33Rajoni TEMA
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE) është “vendim politik” dhe jo çështje merite.

“Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë”, tha Vuçiç, duke theksuar se për Serbinë pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet mosgatishmëria për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç.

Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të cilës i referohet Beogradi, i dha fund luftës në Kosovë. Ajo, ndër të tjera, përcakton mandatin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) – KFOR, për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Policia serbe dhe ushtria jugosllave u tërhoqën nga Kosova në verën e vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me ç’rast përfundoi edhe bombardimi i NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Kosova shpalli pavarësinë më 2008.

Gjatë forumit në Pragë, Vuçiq u takua edhe me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, sipas tij, pati një “bisedë përmbajtjesore dhe konstruktive” për vazhdimin e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Përsërita përkushtimin e plotë të Serbisë për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë dhe me një vlerësim të qartë për interesat e popullit tonë. Nënvizova se për vazhdimin e dialogut është thelbësore kthimi te bazat që janë lënë pas dore siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi Vuçiç.

Forumi i sivjetmë GLOBSEC po mbahet në një kohë kur vendet evropiane po e rishikojnë me intensitet të shtuar rolin e tyre në një mjedis global që po ndryshon.

Ballkani Perëndimor është pjesë e agjendës, por Kosova nuk është e përfaqësuar në këtë ngjarje./ REL 

7 Komente

  1. S
    Sqepari

    Jugosllavia ka vdekur dhe bashke me te dhe 1244

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vucici shkeles i kushtetutes

      Nuk dua ti referohemi fakteve historine pasi dihet qe kjo krahine eshte shqiptare dhe popullsia eshte shqiptare por i referohem faktit qe kjo krahine eshte nen rrezoluten 1244 territore Serbe. Vucici eshte duke shkelur ligjin e vendit te vehte , duhet te denohet per tradheti kombetare pasi eshte betuar me doren mbi kushtetute qe do mbroje territoirin Serbe , por qe fatkeqesisht nuk e ka ushtruar detyren. Sipas marveshjes se Kumanoves trupat serbe u terrhoqen nga kjo krahine , ( ne kete lufte nuk kishte as humbes e as fitues ) dhe OKB e futi kete krahine nen rrezoluten 1244 te admistratuar perkohesisht nga Nation Unis . Kane kaluar vite , Serbia eshte drejte hyrjes ne komunitetin europien dhe kjo krahine duhet te zbatoje kushtetuten Serbe. Flas ligjerisht , nese duam ti bejme qefin vehtes ja fusim pordhes , kosova shtete , UÇK, peralla me çifteli. Nese kjo krahine do ti rikthehet origjines duhet te kerkoje référendum ....e vetmja forme demokratike per shkeputur.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tahipi

        Na henksh kaken

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardania

          Cila krahin ta qift bota nonen

          Përgjigjjuni
          1. R
            Referendumin gjithmonë e kërkonim

            Referendumin nuk e ka leju Serbia, ne këekonim referendum. As tash nuk na lejon bashkësia ndërkombëtare të mbajmë referendum. Referendumin na e kanë ndalu me Kushtetutë.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Novi Sad

              Shkjau i qelbur me nofken "Vilucici shkeles i kushtetutes", Qelbesiro, komentues shkja bir shkine, e kush pjerdh per shkijet e qelbur.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Arsimtari

              Tema,largoni fotografite e ketij m...!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje