Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

13 Qershor 2025, 14:25Rajoni TEMA
Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot,

Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një emigrant shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, nuk arritën të mbijetonin.

Prothotema shkruan se të miturit pësuan vdekje klinike.

Ndërkohë siç raportohet prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.

Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Levian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.

Duket se dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.

Në lumin ku ndodhi tragjedia, miqtë e tyre kanë lënë lule, ndërsa në një letër shkruajnë se do t’i kujtojnë gjithmonë.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj”, shkruhet në shënimin e lënë nga miqtë e dy të miturve në vendin e tragjedisë.

1 Komente

  1. A
    Aron

    Ah cfare tragjedie! U prehshin ne paqe. :(

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje