Përcillet drejt banesës së fundit ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

12 Qershor 2025, 14:28Rajoni TEMA
Përcillet drejt banesës së fundit ish-kryeministri i

Është përcjellë sot drejt banesës së fundit ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi.

Ceremonia mortore u mbajt në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka mbajtur edhe një fjalim, duke vlerësuar figurën e Bukoshit si “kryeministri i parë dhe i fundit i Republikës së Kosovës që funksiononte si republikë rezistencë.”

"E nderuara familje e doktorshit, ish kryeministër i Republikës së Kosovës, posaçërisht e nderuara bashkëshorte, doktoresha Zana dhe vajzat Oda, Shorta, Mita, të nderuar miq, dashamirë, kolegë e bashkëpunëtorë të doktor Bujarit, të nderuar të pranishëm, jemi mbledhur këtu sot bashkë që t’ia japim lëmë të mirën e fundit doktor Bujar Bukoshit, kirurgut të shquar, por mbi të gjitha kryeministrit të parë dhe të fundit të Republikës së parë të Kosovës që funksiononte si republikë rezistencë.

Doktor Bujarin e karakterizonte guximi i paepur dhe dashuria e pafund. Si kombinim i këtyre dy vlerave të tij, ai pranoi detyrën në 12 tetor të vitit 1991 nga presidenti historik Ibrahim Rugova, që të jetë kryeministër i Kosovës.

Për një dekadë e udhëhoqi qeverinë e Republikës në ekzil. Me këtë rast punoi e kontribuoi aq shumë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, posaçërisht për të vërtetën e Serbisë në Kosovë, si një shtet pushtues, agresor, por edhe shovinist antihqiptar.

Shkelja e të drejtave të njeriut, të drejtave qytetare dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës filloi që të jehojë në mediat evropiane dhe në kancelaritë botërore, duke iu falënderuar në veçanti ish-kryeministrit Bujar Bukoshi dhe bashkëpunëtorëve të tij të qeverisë.

Por doktor Bujari ishte aktiv edhe në Kosovë, ndonëse nuk ndodhej në Kosovë. Arsimi në shqip, i cili ishte në ballë të rezistencës, asistenca sociale, shëndetësia, mirëmbaheshin nëpërmjet këshillave dhe nënkëshillave të financimit që vepronin përditë anën e Bankës së Kosovës."

Bujar Bukoshi u nda nga jeta të martën, në moshën 78-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme

 

2 Komente

  1. N
    Nik

    Bujar Bukoshi ishte një nga personalitetet më të kthjellta të Kosovës. Kuntributi i tij në shtetësinë e Kosovës është i pa shlyeshëm. Ngushëllime familjes së tij, Kosovës martire dhe Shqiptarisë.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      PSE HOXHA NUK JA LEXON KURANIN TE NDJERIT ,,APO JA LEXON ,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje