Një akt humanizmi ka bërë jehonë në Greqi, ku një emigrant shqiptar nga Berati, Levian Goga, ka shpëtuar dy fëmijë të mitur nga mbytja në lumin Arakthos, pranë fshatit Neohori të Artës.
Ai u hodh në ujërat e thella të lumit pa menduar as për një sekondë për rrezikun që i kanosej vetë, për të shpëtuar të miturit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mesditë, ku sipas dëshmitarëve, djali më i madh u hodh për të shpëtuar mikun e tij dhe në përpjekje për ta tërhequr, e kapi nga qafa duke rrezikuar të dy.
Një i ri me motor vrapoi në kafenenë ku ndodhej Goga dhe kërkoi ndihmë: “Po mbyten dy fëmijë në lumë!”
Siç vetë Levian Goga ka treguar për mediat, ai ka reaguar menjëherë duke marrë makinën dhe duke u nisur drejt vendngjarjes për të shpëtuar fëmijët.
Në një thellësi rreth 8 metrash, ai arriti të gjente njërin prej fëmijëve, i cili ishte pa ndjenja dhe me fytyrë të nxirë, por arriti ta nxirrte gjallë. Kur dëgjoi se ishte edhe një fëmijë tjetër, u hodh sërish dhe e gjeti të shtrirë me shpinë në fundin e lumit.
“Isha në kafene. Vjen një djalë me motor dhe bërtet ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, vrapova. Mora makinën dhe shkova. Hyra mes kallamishtes, nuk shihja gjë. Hipëm në një varkë me të tjerë. U hodha një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë dhe u zhytja rreth tetë metra.
Aty e pashë. Djali ishte i shtrirë, i palëvizshëm, fytyra e nxirë, duart e këmbët të hapura. Si i vdekur. E kapa dhe me zor e nxora. Pastaj dëgjova se kishin gjetur edhe të dytin. U hodha sërish, dy e tre herë.
E gjeta me shpinë në fund. Kur e nxora, i dilte gjak nga hunda dhe goja. U tremba. Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race apo feje kanë. Edhe unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do bënte çdo prind. Vetëm fëmijët më rrinë në mendje,” ka thënë ai mes lotësh.
Të jetojnë. Të zgjohen. Të bëjnë jetën e tyre. Më vjen keq. Edhe fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…”, është shprehur ai në një telefonatë për Protothema, teksa priste radhën në spitalin Artës, i plagosur në këmbë pas përpjekjes për të nxjerrë fëmijët nga thellësitë e lumit të turbullt.
Levian Gogën të gjithë në fshatin Neohori të Artës e njohin si “Leo”, emigrant nga Berati. Ai sipas mediave fqinje shkoi në Greqi 24 vite më parë, në moshën 17-vjeçare, sapo kishte përfunduar shkollën e mesme.
Bekoje Zot kete djale! T’i rrojne femijet dhe gjithe cfare ka!
zoti ta shperblefte
Bravo krenar per heroizmin tend o trim. Respekte.
Bravo vëlla.
Bravo!! jo kush do mund ta bej nje gje te tille se ka rrezikshmeri.
Kemi zemër ne shqiptarët. Zemër dhe guxim! Bravo Leo! Krenarë jemi për ty!
Djale em norma , Trim dhe me shpirt luani ...Zoti e dnimofte.....Urime dhe Zotin do ta keshe prane ne ndime, me kete shpetimin e ketyre djemev te vegjel... Krenari per te gjithe shqiptaret , edhe per krenarine qe Greket ndegjojne qe ka me mijra shqiptare me zemer dhe shpirt sic deshiron Zoti...
Djale em norma , Trim dhe me shpirt luani ...Zoti e dnimofte.....Urime dhe Zotin do ta keshe prane ne ndime, me kete shpetimin e ketyre djemev te vegjel... Krenari per te gjithe shqiptaret , edhe per krenarine qe Greket ndegjojne qe ka me mijra shqiptare me zemer dhe shpirt sic deshiron Zoti...
Djale em norma , Trim dhe me shpirt luani ...Zoti e dnimofte.....Urime dhe Zotin do ta keshe prane ne ndime, me kete shpetimin e ketyre djemev te vegjel... Krenari per te gjithe shqiptaret , edhe per krenarine qe Greket ndegjojne qe ka me mijra shqiptare me zemer dhe shpirt sic deshiron Zoti...
Keta jane shqiptaret e vertete, njerez me zemer te madhe dhe jo ato te cileve i bejne jehone gazetat tona apo ato greke. Bravo dhe faleminderit per heroizmin qe ke treguar, duke nderuar veten, familjen dhe tere kombin tend.
O theos na se exei kala maga
Zoti të bekoftë për atë që bëre! Nuk më zuri syri komente nga ata që i urrejnë aq shumë shqiptarët duke i quajtur "sunitë" e shum të tjera.
Shkadron prej Puket....Goga nuk o qafir turk, sunit or shiit ,por adherfos kristian orthodhox...gjaku uj nuk bohet, kshq ai vuri jeten e tij ne rrezik duke i sosur jeten di adherfiave greke.....axios!
Je kretj idiot. Gjaku nuk ndryshohet nga ideologjia o idiot, megjithese per ju ideologjia do te thote se nuk jeni shkerdhyer me turq kur ADN'ja u nxjerr bythen ne shesht. Lutuni qe u kemi bere pak Europian nga ADN'ja ne shqipetaret, se ndryshe do nxirronit krejt.
Zoti ti befte te mira me gjithe c'te do zemra.