Nga Aleksandër Meksi, tek Mazi dhe Albert Bejo, politikanë dhe diplomatë të Shqipërisë që bashkëpunuan me Bukoshin: "Ai lidhi Kosovën me aleatët ndërkombëtarë dhe kontribuoi në themelimin e aleancës historike me Perëndimin"

11 Qershor 2025, 17:58Rajoni TEMA
Nga Aleksandër Meksi, tek Mazi dhe Albert Bejo, politikanë dhe


Nderim i përjetshëm ish-Kryeministrit Dr. Bujar Bukoshi – misionarit te lirise, patriotit te  paepur, një nga vizionarët e themeluesit e pavarësisë së Kosovës, ndër personalitetet më të rëndësishëm të historisë sonë moderne
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi – një ndër themeluesit e shtetësisë së Kosovës perkrah Presidentit Rugova, burrështetas me parime të palëkundura dhe simbol i përpjekjes kombëtare për liri, dinjitet dhe vetëvendosje, së fundi edhe Zv/Kryeministër në qeverinë Thaçi.
Në kohët më të rënda ekzistenciale për Kosovën, Dr. Bukoshi qëndroi i palëkundur në rrugën e drejtësisë dhe lirisë, duke shërbyer me dinjitet e guxim të pashoq, u bë zëri i fuqishëm i rezistencës, avokat i palodhur i të drejtave të njeriut. Ai mishëroi si rrallëkush ndërgjegjen politike të qëndresës shqiptare kundër regjimit shtypës të Millosheviçit.
Në tërë veprimtarinë e tij, Dr. Bukoshi përfaqësonte modelin e burrështetasit që e shihte funksionin si përgjegjësi të madhe dhe jo si privilegj. Me vizion të qartë dhe vendosmëri të patundur, ai lidhi Kosovën me aleatët ndërkombëtarë dhe kontribuoi në themelimin e aleancës historike me Perëndimin duke vënë themelet për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të lirë e demokratik të Kosovës. Kontributi i tij si kryeminister në mbështetjen e strukturave shtetformuese ishte jetik dhe do të mbetet pjesë e lavdishme e historisë së Kosovës dhe kombit shqiptar.
Në kohëra e rrethana sfiduese, ne patëm nderin të bashkëpunonin ngushtë me këtë udhëheqës të drejtë e të ditur, të guximshëm e vizionar, po edhe të njihnim e të ndanim miqësinë me një njeri me mendim të pavarur, ndershmëri shembullore dhe qartësi të thellë morale, i cili, me veprën dhe aktivitetin e tij u bë simbol i shpresës, kurajos e frymëzimit që shqiptarët të merrnin fatin në duart e tyre për të fituar lirinë.
Sot, shqiptaria humbi një ndër bijtë më të ndritur. Por kujtimi për të do të jetojë në zemrat e kujtdo që e ndeshi në rrugën drejt Kosovës së lirë e të pavarur e të cilës ai i kushtoi jetën me përkushtim të rrallë.
I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bukoshi, miqve të tij, qytetarëve të Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar.
Prehu ne paqe, Dr. Bukoshi.

Në emër të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Kryeministrit Bukoshi: Aleksander Meksi, Isa Mustafa, Alfred Serreqi, Muhamet Bicaj, Arian Starova, Halit Muharemi, Zef Mazi, Avdyl Krasniqi, Mehill Marku, Ferit Hoxha, Esat Myftari, Artur Kuko, Roland Bimo, Besnik Berisha, Sokol Necaj, Myftar Doci, Albert Bejo”

2 Komente

  1. P
    Petrit

    Po ju deri dje e akuzonit si pervetesues I miliona markave nga fondi ndihme per kosoven, per luften, qe ka sabotuar UCK , qe Nuk I ka paguar as hotelin Rugoves,qe Nuk e ka pritur, e ka lene rrugeve etj etj etj - tashti Doli Burre I mire ???? Apo vdis te te duam ???

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      E VERTETE ESHTE QE ESHTE PERPLASUR ME UCK DUKE PENGUAR ME TE GJITHE FORMAT SIC EDHE RUGOVA ,POR NE FUND RUGOVA U DOREZUA DHE SHKOI E FIRMOSI ......KURSE BUKOSHI NUK U PERKUL KURRE NDAJ UCK ???¿ESHTE NJE HIJE PERIUDHA E CLIRIMIT EDHE PER RUGOVEN....ISHIN PACIFISTE DHE PRISNIN TU JEPTE SLLOBUA PUSHTETIN ME DESHIREN.... MEGJITHATE ,,,,, R I P ,,,, SI SHUME SHQIPETARE,,,,, LAVDI UCK!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje