Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentativën e 30-të, përsëritet skenari i LVV-së

11 Qershor 2025, 12:50Rajoni TEMA
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentativën e 30-të,

Ka dështuar sërish, për herë të 30 tashmë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Nga 93 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 52 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit. Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.

Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi si zakonisht se ajo do të vazhdojë pasnesër (të premten) në orën 11:00.

 

2 Komente

  1. G
    Genci

    Vjosa Osmani ka bile

    Përgjigjjuni
    1. n
      nacionalisti

      Albin mor Albin, komunisti me i mire je! Gjithashtu dhe agjenti me i mire! Pash zotin me ca motivacioni te liroi nga burgu serb Presidenti Federates Jugosllave ne kohen kur UCK luftonte???? Se sa per ate qe "rastesisht" u ndodhe ne oborr te burgut serb, dhe pastaj "rastesisht" dhe interviste per mediat e huaja, kete e dime si ndodh. Bravo Albin, je me i miri nder agjentet serb

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje