Hakmarrja e Serbisë për turpërimin në Banjskë: Burg një mujor për ish-specialin e Kosovës. Akuzohetpër “vrasje të rëndë”

10 Qershor 2025, 18:40Rajoni TEMA

Hakmarrja e Serbisë për turpërimin në Banjskë: Burg

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë.

Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Por, sipas një konfirmimi nga Policia e Kosovës, Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë.

“A.S. ka dhënë dorëheqje vullnetare në vitin 2022”, thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.

Me ligjin në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burg ose me burgim të përjetshëm.

Dyshimet e autoriteteve serbe për këtë vepër i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i Spahiut, Arianit Koci, i cili tha se ai aktualisht ndodhet në Suboticë dhe se “është mirë”.

Por, duke folur një ditë më herët për gazetarët në Prishtinë, Koci ka thënë se klienti i tij nuk është pjesë e Policisë së Kosovës tash e tre vjet dhe se ai jeton në Gjermani.

Ai ka thënë se ka paraqitur disa prova që, sipas tij, do ta dëshmojnë pafajësinë e Spahiut.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë rast dhe me pretendimet e avokatit.

Spahiu është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus.

Në vazhdën e arrestimeve të kohëpaskohshme të shtetasve të Kosovës, autoritetet bëjnë vazhdimisht thirrje që të shmanget udhëtimi përmes Serbisë.

Për sulmin në Banjskë - ku, sipas autoriteteve serbe, dyshohet edhe përfshirja e Spahiut - Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.

Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska.

Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd. REL

3 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Nuk ka menyre tjeter per te udhetuar per ne Kosove pervec se me autobus nepermjet Serbise?

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Motren mu ne pith ta kete. C’do te shkerdhefsha robt qe kalon neper territor te Serbise. Po kursen 50 euro bythqir lulishte. Nje here quhet gabim kur e bejne rruge dhe nuk e bojkotojne linjat qe kalojne neper Serbi dmth qe duan vet te kruhen e te kalojne neper filtrat e serbit, ose ashtu eshte vija e sjelljes se duhet te raportojne gjera dhe gjasme i arrestojne. Ptuuuu rob te trashe.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhuesi

        Po mire, serbet e akuzojne ish policin kosovar se perse eshte mbrojtur duke vrare tre terroriste serbe? Cfare duhet te bente ai, ti lejonte milicet e Serbise qe ta vrisnin si shokun e tij? Ne se ky polici i ka vrare serbet qe hyne ne Kosove per te bere terror, i them me plot gojen: bravo te qofte dhe pushka top te behet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje