“Dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” - Familja e ish-presidentit Thaçi ngushëllon familjen Bukoshi

11 Qershor 2025, 14:38Rajoni TEMA
“Dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit, i cili ndërroi jetë dje.

Familja Thaçi shkruan se Bujar Bukoshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhat më të rënda historike.

Telegrami i plotë i familjes Thaçi për familjen Bukoshi:

E nderuara Familje Bukoshi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

Bujar Bukoshi dha kontribut të jashtëzakonshëm me përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhat më të rënda historike.

Bujar Bukoshi do të mbahet mend si burrështetas i vendosur, i guximshëm dhe konsekuent edhe në forcimin e shtetësisë së Kosovës, duke marrë pjesë në ndërtimin e institucioneve të Kosovës së pavarur.

Në këto momente dhimbjeje, në emër të presidentit Hashim Thaçi dhe familjes sonë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të z. Bukoshi, me të cilët punoi dhe veproi gjatë gjithë jetës.

Me respekt,

Familja Thaçi

Lini një Përgjigje