Kosova e bën me “hije”, Vuçiç nga Odesa: E falënderova Zelenskin që nuk ftoi përfaqësues të Prishtinës në Samit

11 Qershor 2025, 22:10Rajoni TEMA
Kosova e bën me “hije”, Vuçiç nga Odesa: E

Nga Odesa në samitin Ukrainë - Evropë Juglindore, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur Kosovën, duke u shprehur i lumtur që nuk pati asnjë përfaqësues të Prishtinës zyrtare të pranishëm.

Vuçiç tha për mediat serbe se sot në Odessa pati takime shumë të suksesshme dhe se e falënderoi Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë, si dhe për faktin se nuk kishte ftuar përfaqësues nga Prishtina për të marrë pjesë.

“Ky është një gjest i madh ndaj vendit tonë”, u mburr Vuçiç dhe tha se Serbia do ta vlerësojë sa më shumë që të jetë e mundur.

“Kemi pasur takime shumë të suksesshme këtu në Odessa. Është hera e katërt që marr pjesë në samitin e Evropës Juglindore-Ukrainës dhe hera e parë në territorin ukrainas. I falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së, integritetit territorial të Serbisë. Dhe nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës”, tha Presidenti serb.

Ai më tej sqaroi edhe se nuk e firmosi deklaratën e përbashkët të Samitit që dënonte Rusinë.

“Tani, nuk mundëm, deklarata që u miratua nuk ishte e lehtë dhe e thjeshtë për ne dhe kjo është arsyeja pse abstenova dhe pse emri im dhe Serbia nuk janë midis nënshkruesve të deklaratës, por dua të shpreh edhe një herë mirënjohjen time të plotë ndaj Presidentit Zelenski për mikpritjen e jashtëzakonshme këtu në Odessa”, shtoi Vuçiç.

Sipas Vuçiç ai zgjodhi që të mos kryente një akt tradhtie ndaj Moskës. Vuçiç u tregua po ashtu i ashpër nga mediave opozitare në Serbi, që herë tha se e kritikojnë atë si agjent rus, herë si ukrainas.

"Dhe çfarë, kë tradhtova? Rusinë? Me çfarë? Duke ardhur në samit, kjo është hera ime e katërt në samitin e Evropës Juglindore dhe Ukrainës, dhe unë jam përsëri i vetmi që nuk e pranova deklaratën. Ndryshe nga ata që do të pranonin gjithçka kundër Rusisë, gjithçka që munden. Por kjo tregon për shkatërrimin e tyre të plotë. Për faktin se ata nuk dinë më çfarë duan. Edhe kur mbroj interesat tona, dhe duke mbrojtur tonat, gjithmonë janë pjesërisht interesa ruse, si dhe ukrainase. Sepse ne mbrojmë interesat e së drejtës publike ndërkombëtare. Dhe gjithmonë të udhëhequr nga interesat tona. Kur nuk ke argumente, atëherë nuk të mbetet gjë tjetër veçse të shpresosh se do të arrish diçka me gënjeshtra. Në fund, rezultatet janë gjithmonë të njëjta. Gënjeshtrat kanë këmbë të shkurtra. Jam krenar për politikën e Serbisë, për pavarësinë tonë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", tha Vuçiç. 

11 Komente

  1. l
    lexuesi

    Zelenski eshte nje kukull qe ka pak rendesi neper tavolina......

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti

      Eh sa kopetent je more toç, shyqyr që të kemi se na hap mendjen dhe na orienton mendimet. Kungull!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Birishi

      Si ka mundesi qe Ukrahina nuk ka ftuar gamorin Kurtovici e dosen Osmanlleshen , apo Gerdallen !

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi

        hahaahaha lere se ne perrallat e kosoves ata jane liderat e gjithe Shqiptareve kudo.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cudia

        Ne erdhëm sa për të parë që kosovarët nuk janë këtu dhe po ikim tani. Ju bëni atë kartën kundër Rusisë kur ta shikoni të arsyeshme pasi ne erdhëm për tjetër gjë... Sa njerëz të pështirë!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Standard

          Mos u Cudit, Cudia! Vucic, eshte presidenti i Serbise, dhe ben cdo veprim/levizje te mundshme, Politike apo Diplomatike, per te mbrojtur Interesat Kombetare te Serbise. Nuk me pelqen fare, eshte e Neveritshme, si thua edhe ti, kjo levizje e Vupichit, por eshte ne logjiken e pranueshme te gjerave. Ajo cka eshte e pakuptueshme dhe e papranueshme eshte fakti se pse Serbia eshte ne ate Samit/takim periodik dhe Kosova Jo. Kjo duhet te na shqetesoj. Vupichi, do behej me "Hije" dhe me dhimbje Koke, po qe se Kosova ishte pjesmarrese ne Samit, dhe nuk behet me "Hijes" se nuk eshte ne takim, si thone keta Keco-Karagjozet e Temes. ***** * * * * * Mospjesmarrja e Kosoves ne Samit, eshte nje objektiv i Realizuar i Serbis dhe Vupichit. ******* Serbia, me pjesmarrjen ne takim, po ju ben Karshillek te gjithve, duke ju thene se po qe se pranoni Pavaresine e Kosoves, dhe shkeputjen e saj nga Serbia, duhet te pranoni dhe shkeputjen e Republikave te Donbasit nga Ukraine. Aguridhe, eshte nje fjale kuptim plot, qe do shpjeguar per rastin Konkret.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Flet Salhiu

          Ky eshte nje pis qe nuk e ka te gjate.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Messerschmitt

            gjakdhjeri arrixhinji gerrrki arapi zelko nuk foton kosoven dhe edvin gjakdhjeri lufton per paqen ne ukrainen e gjakdhjerve .....

            Përgjigjjuni
            1. A
              Albi

              Une i respektoj shume Kosovaret e edukuar dhe me shkolle. Po nje pjese juaja jeni handikapat komplet. Po merrni me qafe dhe te saktet. E kupton sa pershtypje te keqija le me keto budallalleqe. Vete i shkruan dhe ne portale te huaja pale

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pse shkoi Vučić

              Vučić i dhjeu Zelenskit në Samit: i vetmi nuk e nënshkroi dekkaratën e përbashkët të 11 shteteve.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arsimtari

                Vuçiçi eshte nje turp i politikes nderkombetare qe e tolerojne kur rrene,kur vret,dhe kur gjendet ne anen e vrasesve si Putini! Vetem ne Krahinen e Timokut Serbia,me kreret e saj shoveniste,Millosheviç,Vuçiç... i ka zhbere mbi 700 mije vellehe ndersa ne Panoni me qindra e mijera gjarmane,hungareze dhe kroate,pa i perjashtuar boshnjaket dhe shqiptaret,kur ne nje te kaluar jo te larget,beri gjenocid ne Sanxhakun e Nishit dhe Toplices,por edhe ne Kosove,gjate historise! Serbet jane race sllave qe duhet kethyer atje nga kane ardhur,Stepet ruse!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje