Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shprehet se 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa.
Osmani thekson se pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.
Postimi i plotë:
Kosova e lirë, përjetë krenare! Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre.
Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet.
Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps. Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!
Vjosa Osmani ka bile poshte fustanit
Ku asht ngatrruar problemi qe ka mbetur ende KUSOVA(! asht arritur ne baze) kur faktikisht ka avancuar ne mevetsi, mirpo nuk ka avancuar ne veprim(!) Dardani apo Shqiperi. kemi lene mangut diçka, apo kemi tejkaluar diçka. Kete duhet te sheroje dhe realizoje ajka e kombit ku bani pjese dhe ju Zonja Presidente!?
Politikanë që lenë mbrapa një komb. Deklarata populiste që shfrytezojnë dhimbjen njerezore per të krijuar urrejtje, dhe per zgjatur jetën e tyre në politikë. Është e lehtë të manipulosh njerëz të mbushur me urrejtje. 26 vjet mbas luftes së dyte boterore, në 1971, Europa kishte kohë që kishte riparuar gjithë dëmet e Luftes, kishte formuar the Common Economic Area (Tregun e Perbashkët) që me vonë do quhej Bashkimi European, dhe askush nuk e shikonte Gjermaninë si vendi që bëri dy luftera boterore. Ballkani i Hapur ishte një levizje strategjike e USA mbeshtetur nga EU si pjese e Procesit te Berlinit, që njohja e Kosovës si shtet i pavarur të vinte natyrshëm, realitet. Por populistët marksistë pane humben e tyre tek kjo strategji dhe manipuluan turmat perseri me urrejtje. Tani kjo biba del e na flet "26 vjet keshtu e 26 vjet ashtu". Po, 26 vjet ne vend numuro. Po ne vitin 2150 prapë keto fjalime do mbani? "Kane kaluar 151 vjet që nga hyrja e NATO's në Kosovë. Kosova akoma nuk është njohur si shtet nga shumë vende, por nuk ka problem. Kemi kohë. Do ta arrijme qellimin mbas 550 vjetësh." Ja, keshtu trashegohet rrumpallizmi dhe budallalleku brez pas brezi. Me urrejtje dhe manipulim. Njesoj si gjakmarrjet shekullore. Dy familje që vazhdojne e vriten sepse para 250 vjetësh, njëri nga familja 1 prishi një gardh, dhe budalli tjeter nga familja 2 u ngrit dhe e vrau. Tani, mbas 250 vjetësh askush nuk e mban mend se cilet ishin ata dy budallenj që nisën gjakmarrjen per dy metra gardh, por njerezit jetojne me dhimbjen e tanishme, dhe me urrejtjen per familje tjetër. Askush nuk ka burrerine t'i thotë ndal vrasjeve. Vetem i fryjne zjarrit të urrejtjes sepse ashtu u leverdis.
Si mund të flasësh ti Osmanka, Kurti, Gërvallka dhe tjerët të VV A G dhe për Liri dhe Pavarësi kur ishit dhe jeni kundër kombit dhe shtetit!. Tërë jetën ju pushtetarët e tashëm ia kanë venë zjarrin Kosovës dhe kombit shqiptar dhe miqve të saj SHBA e BE e në veçanti me shtetin amë Shqipërinë dhe vendeve tjera demokratike prandaj jemi në sanksione dhe të izoluare dhe çdo ditë e më larg nga integrimeve Veri Atlantikë dhe të përbuzur nga bota demokratike. Njerëzit që sollën lirin me ndihmën tuaj po vuajnë në burgun e Hagës dhe tjerët në mjerim e të fyer dhe kërcënuar. Pse nuk heshtni o të turpëruar. Nuk harrohet ajo që keni bere dhe po bëni. Jemi të izoluar ashtu si do Serbia, të varfër e të përbuzur nga regjimi i pushtetarëve të tashëm. TURP